E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, arrestohet 31-vjeçari në kërkim

Policia kufitare në qytetin e Gjirokastrës ka arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim. Agron Zeqo 31-vjeç nga qyteti i Lushnjes është arrestuar pasi sipas verifikimeve të policisë ka rezultuar se ky shtetas është shpallur person në kërkim nga drejtoria e policisë së qarkut Fier. Gjykata e Lushnjes e kishte dënuar në 2008-ën me 20 milionë lekë të vjetra gjobe për veprën penale dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit si dhe ka bërë konvertimin në 400 ditë burg. Që prej asaj kohe Agron Zeqo është larguar në shtetin grek dhe vetëm gjatë orëve t para të mëngjesit të sotëm është ndaluar në doganën e Kakavijës e cila ka lajmëruar menjëherë drejtorinë e policisë së Fierit për të marrë veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›