E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Shkollat të kërcënuara

Tiranë -Partia Socialiste theksoi sot se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë e nxënësve nëpër shkolla. Kryetarja për Komisionit të Edukimit në këtë parti, Ledi Shamku tha se çdo familje shqiptare pa të kërcënuar sërish fëmijët e vet nga një dukuri që këto kohë është shpeshtuar frikshëm, duke përmendur këtu rastin e plagosjes së një adoleshenti në Lezhë para disa ditësh.

“Ndaj jam këtu sot edhe si nënë që përcjell çdo mëngjes vajzën adoleshente në shkollën publike larg syve të shtetit. Jam këtu si një ata nga qindra mijëra prindër të cilët kjo qeveri, pasi i detyroi ta paguajnë vetë rojën e godinës së shkollës, u ktheu kurrizin duke i lënë thuajse në dorë të fatit. Kam të njëjtën revoltë me çdo prind, që u ndje i fyer kur pa Zv/Ministrin e Arsimit që edhe kësaj radhe belbëzoi ca fjalë të zbehta duke kërkuar të merreshin masa”-theksoi Shamku gjatë konferencës për gazetarët e pranishëm.

Ajo akuzoi funksionarët e MASH-it, që sipas saj janë kthyer në buburrecë zyrash, pa lidhje as me mësuesit, as me prindërit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›