Një test kyç për demokracinë e Shqipërisë
Petrit Qevjani
Në Shqipëri janë zhvilluar zgjedhjet, të cilat mund të përcaktojnë nëse ky vend, një nga më të varfrit në Europë do të ketë një shans për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Zgjedhjet u zhvilluan në sfondin e akuzave për blerjen e votës dhe parregullsive, që përhapën frikën e përsëritjes së zgjedhjeve të vitit 2009, të cilat çuan në krizë politike.
Kështu sipas policisë një person u vra dhe një tjetër u plagos në shkëmbimin e zjarrit pranë një Qendre Votimi. Në zgjedhje marrin pjesë 3.2 milionë zgjedhës që do të zgjedhin 140 përfaqësues të legjislativit. Ato zhvillohen me një komision zgjedhor të paralizuar, i cili nuk u arrit të plotëso-hej me tre anëtarët e munguar, nga shtatë që ka gjithsej. Një diplomat perëndimor që kërkoi të mbetej anonim paralajmëroi për një “rrezik të madh se rezultatet do të kontestohen, si nga koalicioni në pushtet, ashtu edhe nga opozita”.
Zyrtarë të Bashkimit Europian u shprehën se votimi “përfaqëson një test kyç për institucionet demokratike të vendit dhe progresin e tij drejt Bashkimit Europian”. Aq më tepër fiton vlerë kjo kur aplikimi i Shqipërisë në të shkuarën është refuzuar dy herë për shkak të problemeve të qeverisjes së saj.
Me rënien e regjimit komunist në vitin 1990, zgjedhjet në Shqipëri janë përshkruar nga dhuna dhe akuzat për votë të paracaktuar. Sistemi elektoral duket sikur lufton të kapë standardet ndërkombëtare dhe opozita është ankuar për parregullsi në regjistrin e zgjedhësve.
Sipas kreut të saj, Edi Rama, partia qeverisëse, është përpjekur të blejë votuesit. “Shpresoj shumë që njerëzit nuk do të manipulohen, por këto zgjedhje nuk janë si ato që një vend anëtar i NATO-s, apo një vend anëtar i BE-së duhet të mbajë”, tha ai.
Kundërshtari i tij, kardiologu Sali Berisha, që po kërkon një mandat të tretë, e hodhi poshtë deklaratën e Ramës si një “për-pjekje e opozitës për t’u justifikuar paraprakisht për humbjen e saj elektorale”. Ai deklaron se “kërkoj një katërvjeçar tjetër, më ambiciozin në jetën time, me qëllim përmbushje e ëndrrës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE”.
*Titulli është redaksional Marrë nga "Al Jazira"