E Diel, 1 Nëntor 2026

Një tjetër akt jokushtetues i qeverisë BerishaNga Ilir BeqjaSot, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë Aktin Normativ nr. 10 të qeverisë për Buxhetin, të datës 23 dhjetor 2009. Ky akt përbën një tjetër veprim jokushtetues të qeverisë së Sali Beris

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Një tjetër akt jokushtetues i qeverisë BerishaNga Ilir BeqjaSot, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë Aktin Normativ nr. 10 të qeverisë për Buxhetin, të datës 23 dhjetor 2009.
Ky akt përbën një tjetër veprim jokushtetues të qeverisë së Sali Berishës. Qeveria nuk mund të përdorë aktet normative në një kohë kur Kuvendi i Shqipërisë është i mbledhur në sesion të rregullt. Dhe nuk na rezulton që në datë 23 dhjetor Shqipëria të ketë qenë në gjendje të jashtëzakonshme apo në gjendje lufte, për të justifikuar një veprim të tillë.
Është po ashtu absurde që 35 ditë pasi ka përfunduar viti 2009, deputetëve të Kuvendit u kërkohet të miratojnë të ardhurat, shpenzimet dhe deficitin e vitit 2009.
Përpjekja e Sali Berishës për të miratuar këtë akt, është një tregues i qartë i paaftësisë së qeverisë së tij për të njohur realitetin sepse në vendimin e qeverisë të datës 7 janar 2010 vlerësimi i pritshëm për të ardhurat e vitit 2009 është 301 miliardë lekë.
Ndërkohë që sot deputetëve po u kërkohet të votojnë për një buxhet ku të ardhurat janë 319 miliardë lekë, pra 18 miliardë lekë më shumë sesa në vlerësimin e një muaji më parë.
Sot deputetët e mazhorancës kanë mundësinë të dëshmojnë se nuk pranojnë talljen që Sali Berisha i bën Kuvendit të Shqipërisë duke refuzuar të përligjin një tjetër veprim antikushtetues të kësaj qeverie dhe duke i kërkuar Sali Berishës të tregojë botërisht gjendjen reale të financave të shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›