Sandri, telashe me blerjen e vilës së BlushitNga Antena brenda familjesToka që Sandri me Samirin morën në Farkë për të ndërtuar një rezidencë turistike, ka nisur të prodhojë telashet e para. Telashi i parë nisi me ujësjellësin. Sipas projektit të Ujë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, telashe me blerjen e vilës së BlushitNga Antena brenda familjesToka që Sandri me Samirin morën në Farkë për të ndërtuar një rezidencë turistike, ka nisur të prodhojë telashet e para. Telashi i parë nisi me ujësjellësin. Sipas projektit të Ujësjellës- Kanalizimeve, në majë të kodrës ishte llogaritur depoja e ujit për gjithë rezidencën. Sandri ndërhyri tek doktori dhe ai dha urdhër të anulloheshin disa ujësjellësa fshatrash dhe të bëhej me prioritet ujësjellësi që do çonte ujin tek biznesi i Sandrit dhe Samirit. Megjithë pakënaqësitë që pati në këtë mes Ministri Olldashi, urdhri u zbatua. U hoqën fondet nga tre ujësjellësa dhe u dha urdhër të ndërtohej ujësjellësi i Sandrit. Dhe vetë Samiri nuk u besonte veshëve se si Sandri arriti të bindte doktorin që tu hiqte ujësjellësat fshatrave dhe të ndërtonte me lekët e shtetit ujësjellësin e tyre.
- Ja gjeta pikën e dobët, i tha Sandri. I thashë që na duhet ta ndërtojmë shpejt se do marrin nga një shtëpi këta të LMN! Kush janë këta të LMN, tha, se s’po i kuptoj? Po Blushi, këta, i thashë. Po qe se nuk kemi ujë, duket sikur s’kemi gjë në dorë. Po qe se qeveria na ndërton ujësjellësin, ngjallim besim tek ata dhe e kemi më lehtë tu japim dhe nga një vilë. Shumë mirë Sandër, më tha. Më kanë thënë që do t’i bëni të mira. Më ka thënë Zeni se dhe ai ka marrë një aty afër.
I tregova dhe një herë vendin dhe nga duhet të ndërtohej ujësjellësi. U entuziazmua shumë. Mori Sokolin në telefon dhe e urdhëroi të anullonte tre ujësjellësa dhe të ndërtohej ujësjellësi ynë.
- Shumë mire, i tha Samiri. Po këtij Blushit do t’i bëjmë ndonjë faturë apo falas komplet.
- T’i bëjmë një faturë 500 mijë euro, tha Sandri, po ne ia falim. Aman ta dijë sa vlen, se është ca shkërdhatë ai, hodha lumen të q… kalin e ka.
- Nejse, po jo në tatime, ta themi kështu me gojë se na fusin TVSh pastaj ata dhe fitimin.
- Po hajt mo burrë, ku kanë bythë tatimet të kontrollojnë biznesin tim. Le të venë andej nga Koço, nga Dulaku, mua më hanë k….
- Po këta të tjerët e LMN do marrin, tha Samiri.
- Po Andisi merr, po ai e blen vetë se dihet që ka pare. Ky Ben Malaj ka pare, po ka frikë t’i tregojë, atij s’i japim gjë. Këtij Marko Bellos po mbeti ndonjë e vogël, ja japim. Këtë Kaçin ta mendojmë se s’dihet na hap probleme.
- Nejse Sandër, duhet të bëjmë kujdes se po na e mori vesh Rama që po u japim shtëpi këtyre, do na nxjerrë telashe me lejet më pas në Tiranë.
- Hajt o burrë mos ça k… nga Rama se zbutet derisa të kemi ndonjë hall. Vëmë ndonjë ditë Fevziun ta lavdërojë dhe aq, s’i thotë gjë doktori Fevziut dhe kur e lavdëron.
- Nejse, se ti e di që unë s’dua ta prish dhe me ata se s’i dihet.
- Hajt o burrë mos ça kokë. T’i japim këtë shtëpinë Blushit se ndryshe s’na hyjnë në parlament. Pastaj ja shesim sa frëngu pulën doktorit këtë nder. E nxjerrim tre here vilën e Blushit.
- Nejse, duhet parë, tha Samiri, se mos bëjnë ndonjë marrveshje këta dhe na shkon dëm vila pastaj. Më mirë t’ia japim ndonjë të Ramës.
- Jo mo se s’u jap vila atyre b..q.. unë. Blushit ia jap dhe si shok, dhe t’ia shesim nderin doktori.
- Mirë Sandër, shikoje mirë këtë punë. Dhe atë punën e ujësjellësit duhet ta shikosh dhe një herë. Se atë vilën time t’ia japim Blushit, kurse unë ta bëj në majë të kodrës, aty ku është caktuar depo e ujësjellësit.
- Po depon ku ta bëjmë, tha Sandri. Se doktori më tha ujësjellësi do jetë për ju dhe zonën përreth.
- E ndërtojmë aty afër, por jo në majë të kodrës. Shkova e pashë vendin dhe më pëlqeu shumë ta kem unë shtëpinë atje. Depon e bëjmë më poshtë dhe e ndajmë ujin me pompë vakumi. Ua fusim në kosto se ata që do marrin shtëpi aty kanë pare.
- Dakord, ja flas unë me doktorin t’i them të ndërrojmë dhe vendin e depos. Ti shiko bëj këtë kontratën për shtëpinë e Blushit që ta kem në dorë unë kur të shkoj tek doktori, të ma dijë nderin të paktën.