E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tjetër i sëmurë mendor pa trajtim në Berat

Shkëlqim Xheka 48 vjeç që prej vitit 1985 vuan nga skizofrenia. Ai jeton me nënën e tij të paralizuar ndonëse duhet të qendrojë në Spitalin Psikiatrik. Familjarët kërkojnë ndihmë për të kuruar Shkëlqimin në spital pasi shpesh herë 48-vjeçari bëhet i dhunshëm dhe në shtëpi nuk ka njeri që të kujdeset për të. Për një vit Shkëlqimi ka qendruar në Spitalin Psikiatrik të Vlorës. Sipas drejtoreshës së këtij spitali, 48-vjeçari është dërguar në shtëpi pasi gjendja e tij nuk është aq e rëndë sa pretendojnë familjarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›