Sot luhen vendet e fundit për në botëror
Sot është dita e së vërtetës për një vend në Kupën e Botës 2010 dhe vëmendja është përqendruar në zonën Europiane, e cila zhvillon 4 takime. Në Zenicë pritet një ndeshje interesante mes Bosnjes dhe Portugalisë. Boshnjakët që kanë treguar një lojë bindëse gjatë kualifikueseve dhe në takimin e parë play off ndërsa synojnë një pjesëmarrje historike në një turne ndërkombëtar. Rezultati i ndeshjes në Lisbonë ka qenë vetëm një fitore e ngushtë 1 – 0 e portugezëve, të cilët nuk e nënvlerësojnë kundërshtarin. Franca që doli fitimtare në përballjen e parë me Irlandën falë golit të Anelka nuk do të ketë në takimin e kthimit në Paris elementë si Toulalan, Abidal dhe Diaby, të gjithë të dëmtuar. Trajneri irlandezëve Trapattoni do të mbështesë përpjekjet për revansh të qetësia, përvoja dhe të gjithë lojtarët e gatshëm. Një tjetër skuadër surprizë është Sllovenia që me humbjen 2 – 1 me Rusinë shpreson akoma. Sllovenët në minutat e fundit të sfidës në Moskë me lojën e tyre shpërthyese mund të kishin barazuar. Kualifikimi është i hapur dhe në përballjen Ukrainë – Greqi. Ndeshja e së shtunës në Athinë pa gola vë në lëvizje të dy skuadrat. Një biletë tjetër për një vend në finalet e Afrika e Jugut 2010 diskutohet edhe në Montevideo mes Uruguajit dhe Kosta Rikës. Në ndeshjen e parë përfaqësuesja Uruguajit fitoi 1 – 0 dhe për të shkuar më the i mjafton vetëm të mos humbasë. Enigmat do të zgjidhen dhe këtë mund ta ndiqni si gjithnjë direkt në Supersport.