E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti telat elektrik të fshatit: Bleva bukë për fëmijët

PUKE- “Nuk kisha lekë të blija miell, ndaj u detyrova të këpus përcjellësin elektrik të fshatit për ta shitur dhe për të siguruar bukën e fëmijëve” ky ka qenë deklarimi që ka bërë në polici Gëzim Lusha . Ai ka pranuar se ka kryer vjedhjen sapo është marrë në pyetje nga blutë e Pukës, ndërsa ka shpjeguar se kishte qenë varfëria që e kishte detyruar të linte të gjithë fshatin, ku dhe vetë jetonte , pa energji elektrike prej rreth 3 javësh. 33 vjecari , baba i 4 fëmijëve, tre javë më parë vodhi 1300 metër përcjellës elektrik të cilin më pas, sic ka pohuar dhe vetë në polici, e kishte shitur në qytetin e Shkodrës si metal bakri dhe me paratë e siguruara kishte blerë miellin dhe ushqime të tjera për fëmijet. Gëzim Lusha, sipas policisë së Pukës ishte i dënuar dhe më parë, pikërisht për vjedhjen e përcjellësve elektrikë brenda fshatit. Gjatë muajit të fundit në rrethin e Pukës kanë ndodhur disa vjedhje të përcjellësve elektrikë, të cilët më pas shiten si metale bakri. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›