E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri, Papandreu refuzon takimin me Gruevskin

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun grek Jorgos Papandreu, të cilit i ka kërkuar një takim në Maqedoni ose në një vend tjetër.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, të cilat iu referohen burimeve pranë qeverisë greke, që theksojnë se Papandreu e ka refuzuar takimin.
Sipas burimeve, ky qëndrim i kreut të qeverisë greke ka ardhur me argumentimin se për një takim të tillë duhen shume përgatitje.
Kërkesa e Gruevskit u bë në kuadër të përpjekjeve për të zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë, që ka bllokuar proceset integruese të Maqedonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›