Një trafikante droge60-vjeçare
Policia ka mundur që të sekuestrojë ditën e djeshme, më shumë se një ton drogë. Në sasi që edhe në kolumbi sekuestrohet rrallë brenda një dite.
Në prangat e policisë për trafik droge, ka rënë madje edhe një 60-vjeçare. Lizhjeta Zharra është arrestuar teksa hipte për tragetin e linjës Vlorë-Brindizi, pasi ju sekuestruar 700 gram kokainë, një prej drogave më të shtrenjta.
Sipas burimeve të policisë, e moshuara e kishte fshehur drogën në të mbathurat e veta. Droga, që kishte si destinacion Italinë, ju zbulua gjatë një kontrolli fizik, pas dyshimeve të policisë.