De Jong mbetet në City
Nigel de Jong ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga lideri i Premierligës, Manchester City.
De Jong ka qenë në qendër të spekulimeve në javët e fundit pasi kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit të ardhshëm. 26 vjeçari ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në Etihad Stadium por ka theksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi.
“Nuk kam brenga rreth kontratës time. Jam i lumtur në klub. Kam ardhur këtu për të fituar tituj dhe jemi duke arritur rezultate të mira, nuk kam arsye të largohem” tha ai. De Jong iu bashkua Cityt nga Hamburg në janar 2009.