Një turist amerikan vritet në Pekin
Një shtetas kinez vrau me thikë një turist amerikan që kishte lidhje me ekipin e volejbollit.
Personi u sulmua sëbashku me një grua dhe guidën turistike në qendër të rëndësishme historike të qytetit.
Autori i sulmit, 47 vjeçari Tang Yongming kreu më vonë vetëvrasje.
Motivi për vrasjen nuk është bërë i njohur. Viktima dhe bashkëshortja e tij ishin të afërm të trajnerit të ekipit amerikan të volejbollit.
Një korrespondent i BBC-së thotë se sulmet ndaj të huajve në Kinë janë shumë të rralla.
Në një tjetër zhvillim, policia ndaloi pesë të huaj që zhvilluan një protestë në sheshin Tiananmen duke shpalosur flamuj të TIbetit.