Berisha: Prefekturat, buxhet të posaçëm për zonat turistike-arkeologjike

Tiranë, 31 Gusht, NOA Update Buxheti i prefekturave do të ketë një organizim të ri. Në fondet për këtë vit do të përfshihen edhe projektet për zonat turistike dhe arkeologjike.
Kështu u ka bërë me dijeni ndër të tjera prefektëve kryeministri Berisha gjatë takimit të sotëm me ta, duke u shtuar se do të ketë një oponencë për projektet, por tagrin për të aplikuar do ta kenë të gjitha njësitë vendore.
Do krijojmë fonde dhe infrastrukturë të tillë që vendet arkeologjike të jenë lehtësisht të vizitueshme. Eshtë në detyrën e prefektëve që të bëhen të gjitha përpjekjet për zbulimin e tyre, tha ai.
Në fund ai ka bërë me dije se nëse nuk krijon të ardhura, një njësi vendore duhet të shpallë falimentimin dhe jo të rëndojë më mbi shpatullat e shtetit.
n.e/NOA