Një tutor për studentët në çdo fakultet
Çdo fakultet do të ketë një tutor për studentët. Kështu parashikohet në udhëzimin më të fundit të Ministrisë së Arsimit për universitetet publike. Zyra e shtypit e MASH-it bëri të ditur dje se "ky shërbim i ri në universitete synon mbështetjen e studentëve për parandalimin e largimeve, apo zgjatjes së kohës së studimeve përtej kohëzgjatjes normale të tyre". Gjithashtu, ka për qëllim orientimin dhe asistencën për studentët gjatë gjithë programit të tyre të studimit. Tutorët duhet të jenë në përgjegjësinë e këshillave të fakulteteve dhe ngarkohen me pesë detyra: Kujdestari (tutorat) për studentët, këshillim për nxënësit për përzgjedhjen e programeve të studimit, përpunim dhe shpërndarje të informacionit mbi programet e studimit, mbi funksionimin e shërbimeve për studentët, orientim për përfshirjen në tregun e punës.
Përpos punës me studentët, Ministria e Arsimit në linjën e këshillimit asiston edhe maturantët. Kandidatët për studentë mund të marrin informacion në çdo universitet për degën që duan të konkurrojnë. Stafet universitare janë të detyruara t‘i njohin me strukturat përbërëse të institucionit, shërbimet për studentët, mundësitë për punësim. Këshillimi i karrierës për maturantët bëhet për të ndihmuar ata në zgjedhjen e ndërgjegjshme dhe të motivuar të degës ku do të studiojnë. Ministria e Arsimit bën të ditur se "kandidatët për studentë do të kenë të mundur të zgjedhin degën në muajin qershor përmes plotësimit të Formularit A2".