E Diel, 1 Nëntor 2026

Një udhëtim në Bogë, fshatin turistik pa kushtet minimale

Fshati Bogë, një nga fshatrat më të thellë në zonën veriore të Shkodrës, pavarësisht bukurisë natyrore që ofron, për banorët jetesa duket e vështirë. Mungesa e infrastrukturës, ngrohjes si dhe sinjalit telefonik ka bërë që shumica të emigrojë. 

SHKODËR- 47 kilometra larg qytetit të Shkodrës ndodhet fshati Bogë. I rrethuar nga lartësitë e Alpeve, fshati ofron një panoramë magjepsëse të natyrës. Lartësia mbi nivelin e detit i kalon 1800 metra, ndërsa ky fshat konsiderohet një nga fshatrat më të lartë në zonën e veriut dhe mjaft i preferuar për turistët e huaj. Por për banorët fshati në fjalë nuk ofron asgjë dhe stina e dimrit i ka gjetur të papërgatitur për të përballuar jetën e vështirë që krijohet gjatë temperaturave të akullta. Shumica ka vendosur të emigrojë, pasi papunësia dhe mundësitë e pakta për të fituar mbijetesën u kushtëzojnë qëndrimin në këtë vend. Sipas banorëve, ka shumë probleme me të cilat përballen, duke filluar nga mungesa e ngrohjes, mungesa e infrastrukturës, e deri tek mungesa e sinjalit telefonik në raste të sëmundjeve emergjente.
Boga është një zonë turistike malore e njohur edhe për vlerat e saj kurative. Kjo zonë shfrytëzohet edhe për turizëm Alpin, për më tepër fshati është në mes të dy komunave të thella malore Shalës dhe Shosh. Banorët shprehen se nëse kësaj zone do ti kushtohej vëmendja e duhur me investime për turizëm, jetesa do ishte shumë më e lehtë edhe për vendasit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›