E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Bashkepunim per kryerjen e reformave

Presidenti i Republikes, Bamir Topi u ka bere thirrje paleve politike per nje bashkepunim te thelle me qellim realizimin e reformave te rendesishme per integrimin e vendit.

Ne nje fjalim te mbajtur ne Pallatin e Brigatave gjate nje ceremonie me rastin e festes se 28 Nentorit, kreu i shtetit ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare perbejne nje sfide te rendesishme per Shqiperine.

“Zgjedhjet e vitit 2009 jane nje test per demokracine. Per kete duhet te kryhen reformat, te cilat kerkojne jo vetem vullnet, por edhe transparence”, ka pohuar Topi.

Kreu i shtetit ka vleresuar se e rendesishme per vendin eshte edhe respektimi i pavaresise se institucioneve, si nje element kyc per te ardhmen e vendit. “Anetaresimi ne NATO kalon permes respektimit te pavaresise se institucioneve”, eshte shprehur Topi.

Me tej, duke e vene theksin tek festa e sotme, presidenti ka theksuar se i takon politikes qe te coje perpara ate qe u arrit 96 vjet me pare.

“28 nentori i vitit 1912 eshte kurorezimi i endrres se popullit shqiptar per liri dhe drejtesi, per ruajtjen e identitetit dhe gjuhes. Sot ne jemi ketu te gjithe bashke per te nderuar vepren e Ismail Qemalit dhe bashkepunetoreve te tij dhe per ta cuar ate perpara”, ka deklaruar Topi.

Ne fjalimin e tij presidenti nuk la pa kujtuar edhe Kosoven, ku ka vleresuar shpalljen e pavaresise dhe shprehur mbeshtetjen e Shqiperise per ruajtjen e integritetit territorial te saj.

“Kosova fitoi pavaresine e saj pas shume mundimesh dhe tani po mundohet ta mbroje ate, ashtu sic e mbrojten anetaret e qeverise se Vlores pavaresine e Shqiperise. Por qe atehere ka kaluar shume kohe dhe sot Kosova nuk eshte vetem. Ne e mbeshtesim ate, ashtu sikurse gjithe ata aleate qe mbeshtesin integritetin territorial te saj ashtu sic kane mbeshtetur pavaresine”, ka shtuar Topi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›