E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH gllaberon financat

I shqetesuar nga financat e drobitura te KESH, Fondi Monetar Nderkombetar i kerkoi qeverise te shmange me cdo kusht mbeshtetjen e koorporates me fonde nga buxheti gjate vitit 2009, pasi rrezikonte buxhetin e vitit te ardhshem ne kontekstin e vitit elektoral dhe krizes globale.

FMN propozoi rritjen e cmimit me shumice te energjise, qe KESH i shet Operatorit te Shperndarjes. Por nje dite me pare ministri i Financave, Ridvan Bode njoftoi ne Parlament se qeveria do te mbeshtese koorporaten ne vitin 2009 me nje fond prej 8 miliarde lekesh, ose rreth 80 milione dollare.

Nga keto, 40 milione do jepen per blerje energjie dhe pjesa tjeter do te jete garanci qe koorporata te marre kredi tregtare.

Sipas ketij skenari, per KESH jepet nje shume e barabarte me ate te perfituar nga privatizimi i OSSH, ose gati sa gjyma e fondit te privatizimit qe qeveria nuk i perfshiu ne buxhet dhe pretendon se i ka rezerve per te perballuar goditjet e mundshme nga kriza globale ne ekonomi.

Por cilat jane shkaqet qe KESH ndodhet serish ne situate jo te mire financiare? Enti Rregullator kishte parashikuar qe per kete vit, prodhimi i energjise ne vend te ishte 4.2 miliarde kilovat/ ore.

Por sipas vete KESH-it, pordhimi vendas nuk do te jete me shume se 3.7 miliarde, duke e detyruar koorporaten qe pjesen e mbetur ta siguroje nga importi me cmime te larta.

Edhe tarifat kane pjesen e tyre. Aktualisht, KESH i shet OSSH-se energji me nje cmim gati simbolik prej 1.6 leke per kilovat/ore dhe kjo e fundit e shet tek qytetaret me cmimin mesatar prej 8.45 leke per kilovat.

Qe ne fillim, KESH kundershtoi cmimin e vendosur nga Enti Rregullator, por ky i fundit ndodhej ne nje situate te veshtire ku nga njera ane i duhej te mos rriste cmimin me pakice per qytetaret dhe nga ana tjeter te permiresonte bilancin e OSSH ne prag te privatizimit delikat.

E gjithe kjo solli nje situate, ku sektori i energjise ne vend, edhe pas privatizimit te shperdnarjes, do te vazhdoje te marre fonde nga parate publike te shqiptareve, te pakten edhe per vitin 2009, ashtu sikunder ka ndodhur gjate ketyre viteve te fundit, pavaresisht rekomandimeve te FMN-se dhe rreziqeve qe mund te mbarte kriza.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›