E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një version ndryshe për vrasjen e Anton Stanajt

Biznesmenin shqiptar nga Mali i Zi Anton Stanajn, dyshohet se e ka vrarë personi Afrim Shala. Autoritetet e shtetit të Sudanit Jugor, aty edhe ku u vra Stanaj, kanë treguar se Shala është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Stanajt dhe tentim vrasjen e biznesmenit kosovar Mujo Sefa.Në një letër që ka siguruar Express, dalin disa të vërteta në lidhje me vrasjen e biznesmenit shqiptar nga Mali i Zi - Anton Stanajt, në Sudanin Jugor.

Tash disa ditë, është potencuar në media se vrasësi i Stanajt është biznesmeni kosovar Mujo Sefa. Këtë e demanton njëri nga avokatët e biznesmenit kosovar Mujo Sefa.

Në dokumentet që ka siguruar Express, del se Sefa ka qenë partner i Stanajt dhe ata kanë qenë bashkë kur janë sulmuar që të dy.

Madje në shumë foto dëshmohen plagët që Sefa ka marrë në trup gjatë sulmit që u është bërë atyre. Në hetimet e policisë së Sudanit Jugor, tregohet se në këtë mes është futur një person i tretë me emrin Afrim Shala. Shala, është arrestuar para disa ditësh me akuzën për vrasjen e Anton Stanajt dhe tentim vrasjen e Mujë Sefës.

Në një deklaratë të policisë së Sudanit Jugor, të marrë nga avokati i Mujë Sefajt, thuhet se gjatë tre javë hetime, është zbuluar se personi Afrim Shala, është i dyshuar për vrasjen e biznesmenit malazias Anton Stanaj. Hetimet, thuhet në deklaratën e policisë, tregojnë se Shala ka mospërputhje të deklaratave dhe ka tentuar të ik pa u kryer procedurat ligjore.

“Policia ka lëshuar një flet arrest për Afrim Shalën, ku dhe ka konfiskuar pasaportën nën dyshimin se ka vrarë biznesmenin Anton Stanaj, dhe për tentim vrasje të biznesmenit Mujo Sefa”, thuhet në deklaratën e policisë së Sudanit Jugor.

“Shala është arrestuar në bazë të nenit 206 të Kodit Penal të Jugut Sudanit dhe është i akuzuar për vrasjen e Anton Stanaj dhe vrasjen në tentativë të Mujo Sefa”.

Procesi gjyqësor për zbardhjen e verasjes së Anton Stanajt në Sudanin Jugor ka nisur. Mujo Sefa, tashmë gjendet i shtrirë në njërin nga spitalet e këtij shteti.

Anton Stanaj, është pronar i kompanisë Rokshped, thuajse njëra nga kompanitë më të mëdha në shtetin e Malit të Zi.

Stanaj dhe partnerët e tjerë, merreshin me biznes dhe tregti në shtetin e Sudanit Jugor./Indeskonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›