E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje vit kryebashkiak, Basha: Punesuam 6 mije persona Luljeta Ndoka

Gjate nje viti ne krye te Bashkise se Tiranes, kryetari i saj, Lulzim Basha, ka bere ne permbledhje te te gjitha atyre qe jane realizuar, ndersa ka treguar edhe per projektet qe do te realizohen se afermi. "Sipas te dhenave te Drejtorise se Tatim-Taksave, gjate ketij viti, ne Tirane sektori privat punesoi 6091 persona, te cilet cilesohen te punesuar per shkak te pageses te sigurimeve shoqerore. Shifrat totale te punesimit ne Tirane jane 31 912 persona te punesuar dhe 25 821 te cregjistruar", - tha dje kryebashkiaku Lulzim Basha. Sipas tij, nga data 1 gusht e vitit te kaluar e deri me sot, jane regjistruar 1202 biznese me shume se sa e njejta periudhe e nje viti me pare ose 30 per qind me shume, se sa e njejta periudhe e nje viti me pare. Nga keto jane shtuar 991 biznese te mesme, 4524 biznese te vogla, 209 biznese VIP, sipas kategorizimit te Tatim-Taksave, kundrejt nje cregjistrimi te vogel ne numer. "Rruga jone do te vazhdoje me perpjekje te tjera gjate vitit ne vijim. Se fundmi ka nisur te funksionoje Qendra e Karrieres, ne bashkepunim me Dhomen e Tregtise se Tiranes, e cila ben jo vetem shkembimin e informacionit mes kerkeses dhe ofertes ne tregun e punes, por ofron stazhe dhe punesim. Marreveshja me Bashkine e Tiranes parashikon punesimin e 400 personave deri ne fund te veres dhe 1500 te tjereve te sapodiplomuar apo diplomuar ne vitin e ardhshem", - tha Basha. Nga ana tjeter, sipas tij, kete jave, Bashkia e Tiranes do te nenshkruaje me BE, marreveshjen per financimin me 700 mije euro te biznesit te vogel, rezultat i negociatave te Bashkise se Tiranes, me programin IPA-Trans-Adriatik. "Bashkia po punon qe brenda nje kohe jo te gjate, te vere ne funksionim nje fond special per garantimin e kredive per biznesin e vogel", - siguroi Basha. "Ndryshimi nuk vjen brenda dites, por progresi eshte i qarte. Se bashku kemi arritur shume, por dhe me shume pune na presin dhe ditet me te mira te Tiranes jane perpara, sepse puna nuk ka perfunduar dhe ne nuk do te rreshtim se punuari, per ta bere Tiranen, nje qytet me te mire per te jetuar, punuar dhe shijuar jeten", - tha Basha. Nderkohe, ai ka folur per hipotekimin, planin urbanistik rikonstruksione kopshtesh e cerdhesh etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›