Shkodër, sherr për një sheslong, plagoset 18-vjeçari
Një sherr mes dy të rinjve për një sheslong në plazhin e Velipojës ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta dhe për pasojë edhe plagosjen e njërit prej tyre.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 30-vjeçari Lulëzim Pjetri nga Shkodra pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta, 18-vjeçarin me inicialet Jetmir K. I cili ka marrë plagë në trup dhe në kokë.
Menjëherë I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të qytetit Shkodër, ku po merr edhe ndihmën mjeksore.
Nga hetimet e kryera, rezultoi se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit, për motive të dobëta, (pas një debati mes tyre për një sheslong plazhi).
30-vjeçari u kap në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëherëshme të shërbimeve policore të plazhit, të cilët me të marrë informacion, arritën në vendin e ngjarjes, dukë bërë kështu të mundur qetësimin e situatës dhe parandalimin e krimit.
Ndërkohë materialet, në ngarkim të 30-vjeçarit Lulëzim Pjetri, iu kaluan për ndjekje të metejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale " Plagosje e rëndë me dashje ".