Kosova heq dore nga masa e reciprocitetit
PRISHTINE - Perfaqesues te Qeverise se Kosoves thone se nuk do te hyjne ne gara, sic i quajne ata, te deshtuara me Bosnje e Hercegovinen dhe Serbine, sa i perket mases se bllokades per produktet qe keto dy vende ua kane vene Kosoves qe nga 3 dhjetori i viti te kaluar. Ministri i Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala, potencon se masa absolute e reciprocitetit eshte nje vendim qe Qeveria e Kosoves nuk e konsideron si adekuat, mase kjo e cila nuk do ta zgjidhe kete problem mes ketyre dy vendeve. "Sa i perket embargove, jane menyra te cilat nuk kane sjelle lumturi te popujt e ketij regjioni, por vetem ngaterresa. Qeveria e Kosoves ka nje filozofi konform sjelljeve te qyteteruara", thote minstri Shala. Megjithate, ai konsideron se qytetaret e Kosoves me sjelljet e tyre dhe ne te mire te vendit te vet, do ta bejne perzgjedhjen me te mire dhe me te pergjegjshme per produktet qe ata konsumojne.
Paralajmerime te bllokimit te mallrave te Serbise dhe Bosnje e Hercegovines, zyrtaret e Qeverise kane dhene prej dhjetorit 2008, kur ishte bllokuar nga Serbia dhe Bosnja eksporti i prodhimeve kosovare, por nje gje e tille deri me tani nuk ka ndodhur. Ministri Shala konfirmon se ne bashkepunim me mekanizmat nderkombetare, jane ne rruge te duhur per eksportimin e produkteve te Kosoves ne keto dy vende. "Ne do t'i perzgjedhim rruget e fundit diplomatike, do t'i perzgjedhim te gjitha menyrat qe te mos luajme me lojera te vjetra dhe te mos biem ne grackat qe disa mendje te krisura ne Ballkan ende i perdorin. Por, nese keto menyra nuk rezultojne me rezultatet, do te veprojme si shtet", thote ministri.
Nderkohe, eksperte per ceshtje ekonomike shtyrjen e ketij vendimi e quajne humbje te madhe per Kosoven, si ne aspektin ekonomik, ashtu edhe politik. Eksperti per ceshtje ekonomike, Ibrahim Rexhepi, shpjegon: "Mosmarrja e ketij vendimi eshte shume e padrejte. Qeveria e Kosoves duhet te identifikohet dhe te marre force qe te tregohet si nje shtet, i cili kerkon ndikimin dhe hisen e vet ne relacionet qofte ekonomike, apo politike ne rajon", tha Rexhepi. Megjithate, ai thekson se ndoshta embargoja do te ishte nje mase radikale, nje mase e cila nuk ka dhene efekte te medha kudo qofte qe eshte aplikuar, mirepo Kosova duhet te marre vendim, duke aplikuar masa fiskale apo doganore qe t'i kunderpergjigjet qendrimit te Bosnjes dhe Serbise.