Kryegjyqtari i Apelit Tirane, shkel ligjin
Gjate analizes se Gjykates se Apelit per Krime te Renda, gjyqtaret kane debatuar ne lidhje me monitorimet qe duhet te behen shpesh here. Gjyqtari Dhimiter Lara, ka shprehur se duhet te ishin te paret ata qe ta zbatonin ligjin, ndersa ka vene ne dukje shkeljet e ligjit nga ana e kreut te Gjykates se Apelit Tirane, Metush Saraci.
"Te pakten ne 2,800 raste, kryetari i Gjykates se Apelit nuk e ushtron si duhet detyren e tij, nderkohe qe cdo vit kjo gjykate mbart nga 2,500 ceshtje me nga 3 shifra. Kjo eshte nje gjykate qe duhet kontrolluar dhe monitoruar shpesh, pasi nuk e kuptoj qe eshte nje gjykate me kaq probleme, me nje kryetar me kaq probleme, qe nuk ushtron detyren e tij, dhe rizgjidhet serish si kryetar. Per mua, ceshtja e hedhjes se shortit dhe ushtrimit te detyres nga kryetari i Apelit, eshte nje problem shqetesues. Ai njeri nuk di ta lexoje ligjin, sepse nuk di ta interpretoje ate. Ka dy vjet e 28 dite, qe kam nje ceshtje civile ne kete gjykate Apel, dhe kryetari, qe e njeh shume mire ligjin nuk ka caktuar ende nje date gjyqi. Shkelje prej tij, qe nuk ka ligj qe i justifikon", ka shpjeguar dje Lara.