E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi: Vendimi, nga nje presion i jashtem

Ne anen tjeter, Agim Shahini, kryetar i Aleances Kosovare te Biznesit, thote se mosmarrja e mases se reciprocitet per keto dy vende, te cilat ua kane vere embargo produkteve te Kosoves, eshte marre nen presionin e faktorit te jashtem. "Qeveria e Kosoves, edhe kete radhe, kete vendim e ka shtyre, per shkak te presionit nderkombetar qe eshte bere ndaj institucioneve tona. Por, ky presion nuk eshte i drejte, pasi qe nje presion i tille do te duhej te behet per te dyja palet dhe jo vetem per kosovaret", thote Shahini. Megjithate, Shahini thote se institucionet e Kosoves duhet te marrin ndonje vendim tjeter, duke mos njohur origjinen e produkteve te ketyre dy vendeve, ne menyre qe produktet t'u nenshtrohen proceduarve te doganimit te mallrave. "Kosova eshte duke humbur shume, per shkak te embargos. Bizneset e Kosoves jane te detyruara te bejne alternativa te ndryshme per eksportimin e mallrave te tyre dhe qe po kushtojne shume", tha ai, duke shtuar se institucionet e Kosoves duhet qe ne te ardhmen me dialog ta zgjidhin kete problem dhe keto barriera te eliminohen nga keto dy vende fqinje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›