E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje vit nga vrasja e kapitenit te FA Feti Voglit ne Afganistan

Këto janë uniforma dhe pajimet e kapitetit Feti Vogli, 20 shkurtin e vitit të kaluar, kur patrulla e tij u qellua nga një person që mbante uniformë te policisë afgane, gjatë një misioni në Kandahar.

Në mbrojtësen antiplumb janë shenjat e tejpuara nga predha e automatikut kallashnikov që i mori jetën

Në këtë përvjetor të rënies së dëshmorit të atdheut I është vendosur busti në Batalionin e tij, Special të Ushtrisë.

Përtej dhimbjes së humbjes së njeriut të tyre të dashur, baba I një vajze të mitur, I vëllai, edhe ai pjesëtar i bataljonit special të ushtrisë, shprehet se ndihet krenar që ndjek gjurmët e Fetiut

Ambasadori Amerikan, kërkon nënterarin Aleksandër Peci. Është pjesëtari I misionit, i cili u plagos në të njëjtën ngjarje ku u vra kapiteni Feti Vogli, dhe tashmë është rekuperuar plotësisht falë kurimit të specializuar në Gjermani.

Në muzeun e Bataljonin Special po transmetohet një dokumentar për jetën e shkurtër por të mbushur plot me merita në misionet e kryera në vend dhe jashtë vendit në Irak e Afganistan të dëshmorit Feti Vogli.
I mbijetuari i ngjarjes nëndetari Peci rikthen edhe njëherë për abc neës ato momente të dhimbshme.

Feti Vogli është efektivi i vetëm i forcave të armatosura në Shqipërisë i rënë në krye të detyrës në misionet e kryera me sukses, në Boshnjë, Çad e Irak, dhe misione të cilat vijojnë në Afganistan.

1 vit nga ngjarja tragjike
Mbushet 1 vit nga ngjarja tragjike e humbjes së jetës së pjesëtarit të parë dhe fatmirësisht të fundit të forcave të armatosura të shqipërisë, në misionet ushtarake jashtë vendit.

Ngjarja u regjistrua në Afganistan, kur një burrë me uniformë të Policisë afgane hapi zjarr ndaj trupave të NATO-s në Afganistan, duke vrarë kapitetin Feti Voglin dhe plagosur nëntetarin Aleksandër Peci, si edhe 2 pjesëtarë të forcave amerikane, të cilët ishin bashkarisht në të njëjtën patrullë.

Kapiten Feti Vogli, u shpall Dëshmor i Atdheut dhe trupi i tij prehet në Varrezat e Dëshmorëve të kombit.
Nëntetari Aleksander Peci iu nënshtrua një ndërhyrjeje në një spital ushtarak në Kandahar dhe më pas u rihabilitua plotësisht falë një kurimi të specializuar në një spital ushtarak në Gjermani.

Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar aktivitete përkujtimore, si dhe vendosjen e një busti të dëshmorit të Forcave të Armatosura, në bataljonin e Forcave Speciale të Ushtrisë në Zall Herr.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që ju bashkua, që në vitin 2002, me forcat e saj ushtarake misionit paqeruajtës Isaf në Afghanistan.

Vetëm në kontigjentët ushtarakë Herat dhe Eagle, Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë angazhuar rreth 2100 trupa, pa llogaritur këtu efektivët që aktivizohen në shtabin e ISAF, stafin Mjekësor dhe Policinë Ushtarake.

Aktualisht atje veprojnë mbi 300 trupa, të dislokuara në Kabul dhe në Herat. Së fundmi një njësi e trupave elitë të ushtrisë shqiptare është angazhuar edhe në misione luftimi. Shqipëria ka kontribuar me ekspertë të saj edhe në trajnimin e policis afgane.
Vrasja e kapiten Voglit, është humbja e parë e trupave shqiptare. Ngjarja e rëndë nuk e ka lëkundur qëndrimin ndaj angazhimit në Afganistan. Autoritetet më të larta të vendit, por edhe drejtuesit e opozitës shqiptare njëzëri kanë konfirmuar se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj në këtë vend, përkrah aleatëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›