E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Me 23 Qershor do shembim murin e bllokimit

Sot është 20 shkurti. 22 vjet më parë disa mijëra qytetarë të Tiranës iu bashkuan protestës së studentëve në sheshin Skenderbej ku dhe rrëzuan në shenjë simbolike permendoren e diktatorit Enver Hoxha. Ishte ky akt që shënoi edhe fundin e diktaturës komuniste.
Nuk mund të mungonte këtë mëngjes një koment i kryeministrit Berisha në facebook. “Studentët me grevën e tyre të urisë, të rinjte dhe qytetarët e Tiranës, 22 vjet më parë, nuk përmbysën vetëm shtatoren e diktatorit, por dhe bronxet e gjalla të bllokmenëve hoxhistë dhe diktaturën e tyre.” – shkruan Berisha.
“Sot, pas 22 vitesh, ne nderojmë këtë ditë si anëtarë të NATO-s, si qytetarë që lëvizim të lirë në mbarë Europën. Por sot, pas 22 vitesh, neobllokmenët me në krye Edi Ramën ngritën me votën e tyre murin e Bllokimit. Më 23 qershor ne do ta shembim atë” – shkruan kryeministri duke e mbyllur me një thirrje për t’iu bashkuar tubimit të pasdites në sheshin e Qytetit Studenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›