E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vit pa Aleks Nikën, Rama: Hetimi do lehtësojë shpirtrat

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka përkujtuar sot Aleks Nikën, një prej 4 viktimave të ngjarjeve të 21 janarit të vitit të kaluar.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Twitter”, kreu i PS-së Edi Rama ka theksuar se ecuria e hetimit do të jetë një lehtësim për shpirtrat e 4 viktimave të 21 janarit.
 

“Sot një vit u nda nga jeta dëshmori i katërt i 21 janarit Aleks Nika pas një agonie të gjatë.Ecuria e hetimit lehtësim për shpirtrat e tyre!” shkruan në Twitter Rama.
 

Ndërkohë familja e Aleks Nikës në Lezhë ka hapur sot dyert për të pritur vizita për 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të djalit të tyre. Ndërkohë përveç miqve dhe të afërve, familjen e Aleks Nikës pritet ta vizitojnë edhe deputetë të Partisë Socialiste.
 

“Vizitë në shtëpinë e Aleksit në respekt të traditës dhe të familjes Nika ku sot pritën të afërm e miq dhe prej një viti pritet drejtësi” shkruan më tej kreu i PS-së në Twitter.
 

Aleks Nika është viktima e katërt e demonstratës së 21 janarit të vitit të kaluar. Nika ishte i plagosuri i cili u dërgua në gjendje kome në spital në Turqi ku nuk mundi t`i shpëtonte vdekjes për shkak të plumbit që kishte marrë në kokë. Përveç Aleks Nikës të vrarë në demonstratën e 21 janarit mbetën edhe Hekuran Deda, Ziver Veizi Faik Myrto nga qyteti i Fierit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›