AK kundër Busek: Kufijtë e Kosovës sjanë pazar
TIRANË- Aleanca Kuqezi ka reaguar sot për deklaratën e Erhard Busek, i cili propozoi ndarjen e Kosovës.
Në një reagim të sotëm, AK ka reaguar ashpër jo vetëm duke kundërshtuar deklaratën e dhënë, por duke theksuar se kufijtë e Kosovës nuk janë çështje pazaresh.
Aleanca Kuqezi është shprehur në mbështetje të projektit amerikan për Kosovën, duke shtuar se Shkëmbimi i territoreve nuk siguron stabilitet.
Sipas përfaqësuesve të AK, propozimi i Erhard Busek nuk është konstruktiv për rajonin, madje në dëm të stabilitetit dhe paqes.
Busek pervec ndarjes përmend edhe shkëmbimin e territoreve. Sipas tij Lugina e Preshevës duhet ti bashkohet Kosovës, e veriu i Kosovës Serbisë, për një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan.Jam i bindur që në fund të fundit nëse asgjë nuk do të jetë e mundur, atëherë ndarja është zgjidhje, ka deklaruar ai.