Integrimi, pritet të mbërrijë në Tiranë Stefano Sannino

Pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian Stefano Sannino. Shefi i delegacionit të BE-së Ettore Sequi njoftoi vizitën e tij disa ditë më parë.
Zyrtari i lartë i KE, gjatë qëndrimit në Tiranë pritet të takohet me krerët e shtetit shqiptar, presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli. Po ashtu, Sanino do të zhvillojë një takim edhe me anëtarët e komisionit parlamentar të integrimit.
Gjatë takimeve, zyrtari i KE do të nxisë palët politike të vijojnë rrugën e bahskëpunimit për arritjen e 12 rekomandimeve të vendosursa nga BE për marrjen e statusit të vendit kandidat.