E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vjetori i vdekjes së Aleks Nikës, Rama: Hetimi do lehtësojë shpirtrat

Rama me vajzat e Aleks Nikes

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përmes faqes së tij në Twitter përkujtoi sot Aleks Nikën, një prej 4 viktimave të ngjarjeve të 21 janarit të vitit të kaluar.

Rama theksoi se ecuria e hetimit do të jetë një lehtësim për shpirtrat e 4 viktimave të 21 janarit.

Sot një vit u nda nga jeta dëshmori i katërt i 21 janarit Aleks Nika pas një agonie të gjatë. Ecuria e hetimit lehtësim për shpirtrat e tyre! shkruan në Twitter Rama.

Kreu i PS-së ka theksuar më tej se drejtësia për 21 janarit është jetike për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë ndërsa ka shtuar se ndëshkimi i fajtorëve është themelor për në BE.

Ndërkohë familja e Aleks Nikës në Lezhë ka hapur sot dyert për të pritur vizita për 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të djalit të tyre. Ndërkohë përveç miqve dhe të afërmve, familjen e Aleks Nikës pritet ta vizitojnë edhe deputetë të Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›