E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vulë kufitare si shenjë identiteti

Nga Enver Robelli

I.

Një ndër padrejtësitë më të mëdha që i bëhet njeriut është përcaktimi i identitetit të tij me pasaportë. Ky dokument, kur qëllon të jetë i lëshuar prej shteteve që nuk gëzojnë respekt në botë, është kartëvizita e parë, shenjë dalluese në kufi, që e bën zyrtarin policor të mërrudhet. Si me ironi shkrimtari Bertolt Brecht në tregimet e tij prej refugjati në vitin 1940 nënvizonte: Pasaporta është pjesa më fisnike e njeriut. Ajo nuk krijohet aq lehtë sikur njeriu. Një njeri mund të krijohet kudo, në mënyrën më mendjelehtë dhe pa arsye të mençur, por një pasaportë kurrë. Nga ana tjetër pasaporta pranohet, kur është e mirë, derisa një njeri mund të jetë shumë i mirë dhe prapë nuk pranohet. Pasaporta e parë ishte ngjyrë hiri. Mund të thuhet se Ministria e Brendshme e Jugosllavisë në atë kohë, në fillim të viteve 80-të, skishte ndjeshmëri për ngjyra. Ndryshe sdo të lëshonte pasaportë për fëmijë me ngjyrë hiri. Mos iu duktë boja, është një mallkim në gjuhën shqipe. Nëse nuk do të ishte ngjyrë vishnjë sikur pasaporta e të rriturve, atëherë së paku e kaltër si qielli. Ose e blertë si bari i asaj pranvere, që e shihnim derisa shikonim nga dritarja e trenit. Në ëndrra e përfytyronim si pasaportë me shtatë ngjyrat e ylberit; dokument që do të na çonte diku larg në Evropë, mes alpeve, në një vend, ku njerëzit vendas gëzohen kur gjatë korrikut pesë ditë janë me diell, e të tjerat me shi. Për këto ditët me shi nuk gëzohen, thonë: kanë mundur të jenë më pak. Në këtë vend tema më e nxehtë e debatit është moti nesër dhe cili kombinim në lotari duket më i mundshëm të shtunën në mbrëmje. Por, para se të mbërrinim atje, në Zvicër, na u prish çehrja në Zagreb. Para këtij qyteti na zuri gjumi në një vagon pothuaj të zbrazët, bashkë me vëllanë. Vagoni ishte shkëputur në Zagreb, ishte dërguar diku në fund të stacionit për tu pastruar bashkë me ne, gjumashët. Ëndrrat në vagon na i prishi ekipi i pastrimit. Treni ynë kishte vazhduar hekurudhën drejt Sllovenisë, drejt Evropës, tok me pjesën tjetër të familjes. Pasdite të gjithë u bëmë bashkë në Jesenice, në ëmbëltoren e një shqiptari.

II.

Më pëlqen sarkazmi i shkrimtarit Max Frisch. Nga mesi i viteve 60-të, kur gjithnjë e më shumë italianë po vinin në Zvicër për të punuar (ata quheshin Gastarbeiter, punëtorë mysafirë, çfarë cinizmi!) dhe kur përbuzja ndaj tyre shtohej në mesin e vendasve, Frisch shkroi: Një populli i vogël padronësh po e sheh veten në rrezik: kemi ftuar fuqi punonjëse e po na vijnë njerëz. Atëbotë dhe më vonë ka qenë rregull që punëtorët e huaj që vinin në Zvicër të kontrolloheshin nga mjekët në kufi. Kush hyn në Zvicër duhet të jetë i shëndoshë, muskulor. E kontrollonin babën, por pse edhe neve? Ne ishim fëmijë. Takimi i parë me Zvicrën ka qenë tronditës. Më vonë e kam gjetur paqen me këtë vend. Këtu ska pasur luftë kurrë, gati kurrë, ose së paku disa gjenerata, shumë gjenerata se mbajnë mend të ketë rrjedhur gjak për shkaqe politike. Ky vend ka qëndruar neutral, sështë përzier në zënka të të tjerëve, por nganjëherë ka përfituar prej zënkave të të tjerëve. Ky vend ka qenë vatër e sigurt për protestantët legjendarë, Calvinin në Gjenevë dhe e Zwinglin në Zürich. Henry Dunant, zviceran edhe ky, e themeloi Kryqin e Kuq; në vitin 1859 ishte dëshmitar i betejës së përgjakshme të Solferinos, ku u vranë gati 40 mijë njerëz. I tronditur ai organizoi vullnetarë nga popullsia dhe u doli në ndihmë të plagosurve pa bërë dallime në prejardhje. Në vitin 1901 u nderua me çmimin Nobel për Paqe. Një tjetër zviceran me emrin Cäsar Ritz (1850-1918) themeloi hotelin Ritz; princi i Wales-it, më vonë Mbreti britanik Edward VII. ia dha titullin Mbret i hotelierëve dhe hotelier i mbretërve. Sot hotelet Ritz numërohen ndër më luksozet në botë. Dy zviceranë të tjerë, Max Frisch dhe Friedrich Dürrenmatt, shkruan vepra madhështore letrare, vdiqën pa çmimin Nobel për Letërsi, por kjo mangësi nuk u bëri përshtypje hiç. Gjithë kjo histori, krahas identitetit shqiptar, tani është pjesë e imja. Zvicra i ka vetëm shtatë ministra. Nuk ndodhë të ndërrohen shpesh. Kur ndërrohen, kur rizgjidhen apo rrëzohen nga postet me votën e deputetëve, atëherë këto ngjarje i përcjellë me entuziazëm dhe zemërim të shenjtë sikur mbledhjet e Kuvendit të Kosovës. Në dhjetor 2007 po ktheheshim me një koleg zviceran nga Prishtina në Zagreb. Diku para Beogradit kolegu, korrespondent i një gazete të Zürichut, mori një mesazh nga vëllai i tij ambasador i Zvicrës një shtet në Azi. Na njoftonte se parlamenti në Bernë kishte votuar kundër rizgjedhjes së një popullisti që deri atëherë kishte ushtruar funksionin e ministrit të drejtësisë. Gëzimi ishte i papërmbajtshëm. Me rrjedhën e viteve, bashkë me identitetin kombëtar, përvetësohen identitete të tjera përmes kulturës së vendit nikoqir, sistemit politik, rregullave të sjelljes dhe mirësjelljes. Këto vlera dominojnë dhe shpesh shkaktojnë keqkuptime në vendlindje, ku jo pakkush pëlqen të jetojë me mendësinë e robit, i pamësuar ende me lirinë, me domethënien e saj. Robi është peng i vetvetes, identiteti i tij është ai i pastruesit të këpucëve të Mbretit, bash ashtu si në rrëfenjën e autorit austriak Thomas Bernhard. Liri nuk domethënë vetëm mungesë e detyrimit, e dhunës, e krimit. Liri domethënë edhe vetëdijesim për të qenë i pavarur dhe mosnënshtrues ndaj atij që ka forcën, por jo edhe fuqinë e argumentit. Sepse liri sështë e drejta të këndosh në kafaz.

III.

Një identitet e trashëgon, në kuptimin etnik dhe kombëtar. Tjetrin e krijon vetë dhe ka të bëjë më shumë me edukatën, dallimin mes të keqes dhe të mirës. Dhe një tjetër, identitetin social, ta cakton shoqëria përmes angazhimit shoqëror, publik, profesional. Në fillim të viteve 80-të, derisa treni për në Evropë po ecte me shpejtësi drejt Zagrebit, ku do të na tradhtonte gjumi, kush e kishte menduar se gati tri decenie më vonë do të kthehesha në këtë qytet si argat shkrimi i një gazete gjermane dhe një zvicerane. Dhe u ktheva sërish me tren. Me trenin e linjës Zürich-Beograd, 21:50, peroni nuk më kujtohet. Gastarbeiter në drejtim të kundërt. Deri në Slloveni treni ecën shpejt, atje e tutje deri në kryeqytetin kroat ti shkatërron nervat. Shpëtimi i vetëm është kundrimi i natyrës së Zagorjes. Nëse dëshironi ta acaroni policin kufitar kroat, atëherë nuk ia jepni pasaportën e Zvicrës, por vetëm letërnjoftimin. Kështu veprova atë ditë gushti, kur po vija në Zagreb. Letërnjoftimi është një kartë plastike ku polici nuk ka vend për të vendosur vulën e shtetit të tij. Policët kufitarë në Ballkan ska punë që e bëjnë më me qejf çkllap një vulë këtu, çkllap një atje. Një javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Beograd u organizuan protesta të mëdha. Hyrja në Serbi nuk ishte punë e lehtë për asnjë gazetar, e lëre më për dikë që policët serbë më të drejtë dyshonin se është shqiptar. Policët në pikën kufitare në qytezën Shid sishin fort të sigurt, mbiemri i habiste. Emri? Mund të jetë edhe turk, persian, arab, por edhe gjerman. Po, ka edhe gjermanë! Në këso rastesh pasaporta e Zvicrës është shpëtim. Në të është i shënuar viti i lindjes, por jo edhe ku je i lindur. Në pasaportat e Gjermanisë është ndryshe. Si i huaj ti e merr shtetësinë dhe pasaportën, por aty ta shënojnë vendlindjen, ta zëmë Muçibabë! Sigurisht do tju torturojë polici serb, sepse e di që jeni shqiptar. Nuk më torturuan, nëse squhet torturë qëndrimi gati dyorësh në Shid, duke shikuar policët që po kontrollonin imtësisht veturën dh

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›