E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qose-trillimet mund të jenë veç kundër personaliteteve të kombit

18-04-2011 / Nga Skender Mulliqi

Me rastisi të lexoj një shkrim të Rexhep Qoses në një gazetë shqiptare me titull “Berisha përçan shoqërinë shqiptare”. Qosja, i cili kishte pretenduar të bëhej edhe njeri i politikës - dhe vërtet, pas luftës në Kosovë, u sprovua në këtë profesion, por mori vota sa për t’i mbushur dy furgonë - sa ishte Kosova e okupuar, nuk e kishte guximin të inkuadrohej në politikë, ashtu siç bëri dr. Ibrahim Rugova, një burrë i madh i kombit. Po të pyes ty o Rexhep, ku ishte ti në atë kohë, a mos të doli para kush, që nuk dole në ballë të kombit atëherë kur Atdheu kishte nevojë për secilin intelektual? Shumë e kritikove edhe  presidentin historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugovën, sikurse po e bën këtë gjë edhe kundër kryeministrit historik të Shqipërisë, z.Sali Berisha, vetëm për inatin e madh që e ke dhe për faktin pse ti nuk je i rangut të tyre. Askush nuk po ta mbush syrin, madje as më i madhi i letrave shqipe, Ismail Kadare. Pareshtur po mundohesh ta kontestosh, kur e gjithë bota demokratike ia di fort mirë vlerat e mëdha që i kanë veprat. Këta tre burra të mëdhenj të kombit as që kanë nevojë që t’i mbrojë kush, sepse i mbron vepra e tyre për shumë vjet me radhë. Ti zanat e ke vetëm të kritikosh të tjerët pa asnjë mbulesë. Në shkrimin në fjalë, flet për pluralizmin, e që në fakt ti pluralizmin si normë demokratike nuk e ke dëshirë aspak. Po thua se shoqëria shqiptare është e përçarë, dhe se këtë gjë e paska bërë kryeministri Berisha. Ai që i ka përcjellë rrjedhat politike në Shqipëri, këto 20 vitet e fundit qëkur u përmbys diktatura më e egër në Evropë, fort mirë e di se kush është duke e përçarë shoqërinë shqiptare. Me shkrimet e tua, më shumë e dëmtove shoqërinë shqiptare sesa e ndihmove atë. Edhe ky shkrimi yt i fundit është fund e krye tendencioz, pikërisht tash kur janë afër zgjedhjet lokale në Shqipëri. Dhe, nuk është gjë tjetër vetëm  shfryrje e mllefit kundër z. Berisha, i cili jo vetëm që nuk e përçau kurrë shoqërinë në Shqipëri siç thua ti, por ai gjithmonë ishte dhe ka mbetur një faktor uniteti për shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë. Ai këtë e dëshmoi me punë.
Nëse shoqëria shqiptare ka degjeneruar ashtu siç thua ti, e që nuk përkon me realitetin, atëherë përçarës janë socialistët e Edvin Ramës, dhe dikur të Fatos Nanos, e që janë të përkëdhelurit e tu. Sepse edhe ti bashkë me ta sytë dhe mendjen e keni të drejtuar nga Lindja e jo nga Perëndimi.
Por shqiptarët tashmë janë ngopur dhe lodhur me demagogjinë e Edvinit, të cilit as që i intereson mirëqenia e tyre. Por, populli fort mirë i di vlerat dhe arritjet e kryeministrit Berisha. Edhe në këto zgjedhje të 8 majit do të fitojë bindshëm PD-ja. Do të fitojë demokracia mbi dhunën. Shpërdorim të zgjedhjeve të 28 qershorit të 2009-s e bëri PS-ja e Edvinit, dhe jo Sali Berisha. Në këtë shkrim, ju z.Qosja shkoni aq larg sa bëni kërkesë të hapur për linçim politik  të kryeministrit Berisha. Mos u mundo të na shesësh dushk për gogla. Me mirë është të flasësh pak per hallet dhe problemet aktuale jo bash të vogla të natyrës politike dhe ekonomike që po e preokupojnë Kosovën dhe popullin e saj.
Por nejse... Shkrimeve tuaja tendencioze dhe të paargumentuara kundër njerëzve më eminentë të kombit tashmë u ka dalë boja...    

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›