E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një zog kërcënon sigurinë e Turqisë

Zogu "spiun"

Gjetja e një kafshe të ngordhur nuk përbën kurrë një eksperiencë e këndshme për askënd. Por, kur banorët e një fshati në juglindje të Turqisë gjetën një zog shtegtar të ngordhur, gati krijuan një broçkull. Në mënyrë të pabesueshme, banorët e morën bletëngrënësin evropian si spiun të Izraelit.

Banorët ishin bërë dyshues për shkak se zogu kishte një unazë metali në këmbë, ku ishte stampuar fjala Izrael. Ata thirrën policinë pasi dyshonin mos në trupin e tij gjendej ndonjë mikroçip, që mund tia kishte vendosur shërbimi sekret izraelit.

Zogu u mor nga ekspertët e qeverisë, të cilët e deklaruan të sigurt. Pjesë e hetimit ishte e një ekip kundër luftës së terrorizmit. Pas ekzaminimit nga ministria e bujqësisë, fshatarëve të Gaziantep iu tha se zogu ishte një shtegtar i zakonshëm ndërsa unazë në këmbë i është vendosur për të ndjekur udhëtimin e tij. Por deri këtu zyrtarëve iu desh pak kohë për të bindur policinë lokale se zogu nuk kërcënonte sigurinë e Turqisë.

Komplotet ku përfshihet Izraeli janë teoritë konspirative më të besuara në Turqi. Marrëdhëniet e dy vendeve janë tendosur dy vite më parë pasi nëntë turq pro-Palestinezë u vranë në forcat e sigurisë Izraelite në një anije në rripin e Gazës. /Daily Mail/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›