Shuhet mbretëresha e diskos

Doona Summer në vitin 1979 (foto Rex Features)
Mbretëresha e diskos, Donna Summer ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare.
E lindur me emrin LaDonna Adrian Gaines, Summer është ndarë nga jeta sot në Flodira, SHBA pas një beteje të gjatë kundër kancerit.
Ajo u bë e njohur gjatë viteve 1970 me këngët si Last Dance, Love to Love You Baby, Hot Stuff dhe Bad Girls.
Muzika e saj ishte një miks rrymash, gjë e cila e ndihmojë atë të fitojë pesë çmime Grammy Awards në dance, rock dhe R&B etj. Albumi i saj i fundit i publikuar është Crayons, i cili doli në treg në vitin 2008. /AFP/