E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja kalon Portugaline, pret Paraguain ne cerekfinale

Spanja fiton 1-0 ndaj Portugalise dhe siguron bileten e fundit, mes tete skuadrave me te mira te Kupes se Botes. Trajneri i Spanjes Del Boskue zbriti te njejtin ekip qe fitoi ndaj Kilit, ne ndeshjen e kaluar. Skuadra e Del Boskues triumfoi ndaj fqinjit, Portugalise se Ronaldos dhe do te luaje ndaj Paraguait, per nje vend ne gjysmefinale. Spanja ishte skuadra e trete evropiane qe klon me tej, ndaj kater ekipeve amerikano-latine. Goli i vetem i ndeshjes u shenua ne ’63. Pas nje loje te ngjeshur thyhet mbrojtja portugeze dhe Vila shenon golin e katert, ne finalet e Kupes se Botes, duke barazuar edhe Higuian ne krye te goleadoreve. Spanja, mposhti Portugaline, me nje aksion model. Andra Inesta, i cili ndodhej mes mbrojtjes, deperton dhe pason te Ksavi. Vila gjendet te pika e bardhe dhe ndeshkon Portugaline, pas dy goditjeve radhazi. Pjesa e pare mes dy ekipeve ishte e barabarte, me pak raste per shenim. Skuadra portugeze u tregua me e rrezikshme dhe kerkoi golin. Kasiljas ne mesin e pjeses se pare u vu ne veshtiresi nga Ronaldo dhe ne nje rast tjeter ai shmangu nje gol te sigurt, pas dy nderhyrjeve. Pjesa e dyte kontrollohet nga Spanja, qe shenon dhe arrin te kaloje me tej, mes tete ekipeve me te mira te Kupes se Botes. Ne tre minutat e fundit Portugalia mbeti me 10 lojtare, pas daljes me karton te kuq te mbrojtesit Kosta. Spanja ishte skuadra e pare, qe pas Hungarise ne vitin 1986 qe nuk mori asnje karton te verdhe ne ndeshjet e grupit te Kupes se Botes, cka tregon se ekipi iberik i Del Boskue ka paraqitur deri tani nje loje “fair- play” . 18 minuta para perfundimit te ndeshjes se djeshme Ksabi Alonso u ndeshkua me kartonin e pare te verdhe. Nga ana tjeter, si ndaj Spanjes ne cerekfinalen e djeshme Portugalia kishte deshtuar per te shenuar ne dy pjesemarrjet e fundit ne cerekfinale te Kupes se Botes, duke u mundur nga Franca 1-0 ne Gjermani 2006, si dhe doli ne barazim 0-0 me Angline, ne nje kompeticion me heret. Ekipi portugez i Kuerioz nuk kishte pesuar asnje humbje prej 20 ndeshjeve, para perballjes se djeshme me kampionet e Euro 2010, duke u larguar me nje rekord nga finalet e Kupes se Botes. Ekipi i Del Boskue, Spanja, eshte rreshtuar mes skuadrave favorite, per te fituar kete vit edicionin e Kupes se Botes. Spanja kishte fituar ndaj Kilit dhe Hondurasit ne grup, duke rikuperuar humbjen e vetme ne ndeshjen e pare, qe ia shkaktoi ekipi i Zvicres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›