E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janë qindra gjëra që e mbajnë gruan larg vendimmarrjes

Politika pa pjesëmarrjen e grave i ngjan një mbrëmjeje vallëzimi ku ka vetem djem dhe jo femra. Une jetoj në Amerike prej 7 vjetësh dhe që në fillim kam vene re që gruaja ketu ka shume pushtet. Une mendoj, që këtë pushtet ja kanë dhene ligjet e kësaj shoqërie. Ketu ka ligje që e mbrojne që diten që ajo lind, kur ajo është një femije, kur martohet dhe në çdo hap të jetes. Në Shqipëri trashëgohet një tradite shtypëse kundrejt seksit femer.

Qe diten që një femer lind “e ngushëllojnë” familjen “tjetër here me djalë”. Kjo ndodh, se shoqeria shqiptare i jep me shume të drejta djalit.

Bisedoja me një 17-vjeçare ketu në Boston, disa vjet me pare. Ajo kishte shume mall për Shqipërinë dhe njerëzit e afert në Shqipëri. E pyeta nese ajo mendonte të kthehej ndonjehere në Shqipëri. M’u përgjigj në një menyre pak të pamenduar nga une në ate kohe: Të kthehem në Shqipëri? Unë atje humbas lirine time. Une nuk e mendoj dot veten të jetoj pa lirine time. Unë pas kaq vitesh që e njoha këtë shoqeri ku njerezit, femra ose meshkuj gezojne të njëjtat të drejta e kuptoj se çfare tamam ajo vajze donte të thoshte. Ajo ishte një vajze, që une do ndihesha krenare po të isha nena e saj (une jam në të njëjtën moshe me nënën e saj).

Une si konkluzion dua të them se vetem një vend i civilizuar, mund të siguroje një liri të plote për femren shqiptare. Janë qindra gjera që e mbajne ate larg pjesëmarrjes në jeten ekonomike dhe politike. Une kam shume shprese te femijet tane që po arsimohen në Perëndim. Kur ata të drejtojnë jetën ekonomike dhe politike, ata me siguri do sjellin një fryme të re në gjithe jetën shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›