"Njerez te humbur" lokalizon vendndodhjen e 17-vjecares
Java kaloi shume shpejt dhe e premtja qe kaloi solli puntaten e radhes te emisionit "Njerez te humbur", ne nje transmetim te drejtperdrejte, ne valet e televizionit "Klan". Nen drejtimin e Aida Shtinos dhe stafit te saj te gazetareve, emisioni percolli, per me shume se kater ore, histori dhe fakte te verifikuara ne kohe reale. Emisionit te perjavshem, nuk i munguan edhe informacionet e shumta, nepermjet ndihmeses se dhene nga te gjithe teleshikuesit, duke u bere pjese e ketij programi nepermjet telefonatave te tyre ne studio.
Krahas te dhenave dhe informacioneve te marra dhe te verifikuara ne kohe reale, vemendja e stafit te gazetareve, por dhe te gjithe teleshikuesve, u perqendrua ne prezantimin e historise se nje vajze shqiptare te humbur ne 19 qershor 2009, nga Athina. Edra Qato, e lindur ne qytetin e Beratit, por qe prej 13 vjetesh jetonte ne Greqi, humbi kontaktet me familjen e saj, vetem para disa muajsh. Ne studion e emisionit, ishin te ftuar dy prinderit e saj, te cilet sollen edhe nje here ne kujtese, diten kur vajza e tyre u largua nga shtepia dhe nuk u kthye. Fatmiresisht, historia e vajzes 17-vjecare pati nje rekord telefonatash ne studion e emisionit, qe na cuan ne gjurmet e saj, ne shtetin grek, nga ku humbi dhe lidhjet e saj me familjen. Po ashtu pergjate te gjithe transmetimit u zbulua edhe nje piste e re kerkimi, konkretisht ne vendin tone. Mendohet se Edra mund te jete kthyer ne vendlindjen e saj, dhe te kete qendruar ne qytetin e Sarandes. Edhe pse kishte kaluar mesnata te gjithe qytetaret e Sarandes, por edhe rajoni i policise se qytetit bregdetar, u angazhuan per te shkuar zonen e qytetit ku mendohej se qendronte Edra. Nderkohe paralelisht informacionet vijonin te vinin edhe nga Greqia, duke perqendruar kerkimet njekohesisht edhe ne vendin fqinj. Stafi i gazetareve, eshte duke punuar per te zbardhur shume shpejt te verteten e largimit dhe te vendndodhjes aktuale te 17-vjecares Edra Qato.
Sergej Musai, dashuria ne token ruse dhe ndarja 52 vjecare
Kerkime dhe hulumtime te shumta vazhdoi te sillte emisioni i se premtes se kaluar dhe rrjedha e tij u perqendrua ne nje histori te re qe i perkiste rubrikes kthim pas vitesh. Kesaj here, historia e radhes ktheu vemendjen e teleshikuesve shume vite pas, per te shkuar ne vitin 1955, ne nje histori dashurie te perjetuar ne Rusi. Fari Musai, nje i ri shqiptar u largua kete vit ne drejtim te ish-Bashkimit Sovjetik, per te kryer studimet e larta. Krahas perfundimit te tyre me sukses, atje njohu edhe vajzen ruse Albina, lidhjen me te cilen e kurorezoi me martese. Nga kjo martese lindi djali i tyre, Sergej Musai. Por rrethanat e kohes, detyruan qe Fari Musai te ndahej me djalin dhe te shkepuste cdo forme kontakti, ne vitin 1989. Sot Fariu nuk jeton me, por amanetin per ta rikthyer djalin e tij Sergej prane familjes, kerkon ta kryeje vellai i tij, Sulo Musai.
Tashme Sergej mendohet te jete 52 vjec dhe prej shume vjetesh e kerkon familja e tij e mbetur ne Shqiperi. Pista e vetme, ku mendohet se mund te jete Sergej, eshte Rusia. Per kete arsye, ne lidhje direkte, nga ana tjeter e telefonit nga Rusia, u mundesua nje bisede telefonike me korrespondenten e emisionit ne Rusi, Viola Gace. Edhe pse kishin kaluar oret e para te mengjesit, nga Rusia do te vinin lajmet e mira se tashme kishin filluar verifikimet, per te pare nese Sergej vazhdon te jetoje ne Rusi.
Por paralelisht me kerkimet e bera nga korrespondentet ne Rusi, ne studio erdhen edhe shume informacione te vlefshme, qe deshmuan se kerkimet ne gjurme te Sergej Musai, ishin ne rruge te mbare.
Me historine qe na coi shume vite pas ne Rusi, u shenua edhe mbyllja e emisionit te perjavshem, i cili si cdo here, mbylli puntaten e radhes me sukses, duke deshmuar edhe nje here kontributin dhe ndihmen e dhene nga te gjithe qytetaret shqiptare, qe si cdo here u gjenden prane, kerkimeve te stafit te emisionit, duke ju bashkangjitur misionit te gjetjes se personave te humbur. Stafi i ketij emisioni eshte duke punuar gjate diteve ne vijim, per te zbardhuar dhe verifikuar te vertetat e personave te humbur te trajtuar pergjate emisionit.