E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi shkon ne Atalanta per fitore, Milani pret i qete Palermon

Interi do te udhetoje sot drejt Atalanates, me shprese qe te arrije maksimumin e pikeve dhe qe te ruajne diferencen ne krye ndaj fqinjeve, Milanit. Atalanta realizoi nje surprize, kur ndali Milanin me barazimin 1-1, qe shenoi ne tetor. Vendasit vijne ne kete ndeshje me moral te larte, pasi kane marre nje fitore ndaj Parmes dhe nje barazim ndaj Katanias. Interi kryesonte i sigurt deri nje jave me pare, por me humbjen e pesuar ne ndeshjen e fundit me Juventusin, do te kete per "detyre" qe te fitoje kete jave ndaj Atalantes. Zikalterit e realizuan kthesen ne "Champions", duke fituar ndeshjen e mesjaves ndaj Rubin Kazanit dhe pas kualifikimit qe siguruan do te kerkojne fitoren e radhes, ne Seria A. Ndjekesi me i afert, Milani, me synimin per t'u ngjitur ne krye dhe parashikohet se do te fitoje edhe ndaj Palermos, per te vijuar me ritmin e kaluar te pese fitoreve radhazi. Trajneret e dy ekipeve, Joze Murinjo dhe Antonio Konte, do ta shohin ndeshjen nga tribuna, sepse jane penalizuar nje jave me pare. Murinjo i ka kerkuar ekipit qe te shkepuse marredheniet me mediat, duke akuzuar keta te fundit si nxitese te polemikave. Ne ndeshjen e sotme do te jete serish ne qender te diskutimeve sulmuesi zikalter Mario Baloteli. Sulmuesi i Interit ka kerkuar ne nje interviste te fundit qe te lihet i qete, pasi eshte duke bere thjesht detyren e tij ne fushe. Sulmuesi shenoi ndaj ekipit te Rubin Kazan, ne ndeshjen e fundit dhe para sfides se sotme te Seria A theksoi: - "E shoh ndonjehere veten time ne TV dhe them me vete: Si ka mundesi qe luaj kaq keq?. Keshtu, e kam me te lehte qe te le pas kraheve te gjithe ata qe flasin keq per mua. Dua te jem i qete dhe te jetoj jeten time". Zikalterit nuk do te kene ne dispozicion ne ndeshjen e sotme Valter Samuel, Sali Muntarin dhe Dejan Stankovicin. Atalanta do te kerkoje qe te largohet nga zona e ftohte, pasi per momentin kjo skuader klasifikohet ne vend te 17-te. Trajneri i Atalantes e ka bere te qarte objektivin, se ndaj Interit do te kerkoje nje rezultat pozitiv dhe ka shprehur besim te plote ne grupin e lojtareve qe ai drejton.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›