E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Njerez te humbur", zbulim i shpejte

Brenda 12 oresh nga casti i pare i publikimit te historise ne emisionin "Njerez te Humbur", gjendet 14 vjecari Elis Fusha". Pasi kishin kaluar dy jave qe nga largimi i Elisit dhe pasi kishin kryer nje sere denoncimesh ne institucionet shteterore, familjaret iu drejtuan redaksise se "Njerez te humbur". Telefonata te shumta te bera oret e para te se shtunes, ne drejtim te emisionit tone, ngushtojne rrathet e vendndodhjes se Elisit te vogel duke na cuar ne Vlore. Shume persona qe telefonuan, deshmonin qe e kishin pare ate ne lokalitete te Vlores. Dhe gjetja e Elisit nuk vonoi. Mesditen e djeshme, ne saje te ndihmeses se "Njerez te humbur", forcat e rendit arriten t'i japin fund kesaj aventure qe frikesoi jo pak familjaret.

Nje djale fisnik largohet nga banesa e tij ne nje aventure adoleshenciale. I ndjere nen presionin e dyshimit se nje vjedhjeje te kryer ne shkolle, Elisi merr nje vendim te papjekur. Ne ndryshim me moshen e tij te vogel, me nje guxim te madh vendos te nise "nje jete te re". Fatmiresisht, ne saje te ndihmes dhe bashkepunimit te dashamiresve te "Njerez te Humbur", kjo marrezi e vogel e moshes merr fund ne qytetin e Vlores. Mesditen e djeshme ne drejtorine e policise se Vlores, prinderit e Elisit perqafuan djalin e tyre 14 vjecar.

I zhdukur me 2000, Ganiu gjendet ne Spanje

Emocione dhe rikthim shpresash ne zemrat e shqiptareve, ne saje te emisionit "Njerez te Humbur". Surpriza e radhes, gjetja e befte e cila solli gezim ne familjen Baholli. Pas tete vitesh te shurdheta, Gani Baholli telefonon nga Spanja, duke sjelle gezim ne familjen e tij, te cilet per vite me radhe jane endur per te rene ne gjurmet e tij. Puna e pareshtur qe stafi i "Njerez te Humbur" ka bere gjate gjithe kesaj kohe, bene te mundur rikthimin e 46 vjecarit, Gani Bahollit ne familje te cilet, kurre nuk i shuan shpresat per gjetjen e tij. Viti 2000 do te ngulitej ne zemrat dhe mendjen e familjes Baholli, vit i cili i kujtonte dhimbjen e madhe qe i shkaktoi humbja e mistershme e djalit te tyre.

I lindur me 9 maj te vitit 1961, detyrohet te ndermarre rrugen e kurbetit, ne drejtim te shtetit Italian, per shkak te nje aksidenti qe peson bashkeshortja e tij, Matilda. Menjehere pas njoftimit nga shoket e tij per kete aksident, roja e spitalit nuk e lejon te hyje brenda duke i thene se tashme, nje person tjeter i vetedeklaruar si bashkeshorti i Matildes ishte duke i qendruar prane saj, ne ato caste kritike per jeten. U desh nje moment i tille qe Gani Baholli, te ndryshonte rrjedhen e jetes se tij, duke fshire te gjitha gjurmet me familjen e tij.

Pas kesaj ngjarjeje Ganiu largohet drejt Gjermanise per t'u vendosur perfundimisht ne Spanje, nga i cili ben dhe telefonaten e pritur per tete vite te gjata. Nje tjeter histori qe merr jete ne emisionin me audiencen me te madhe ne Shqiperi, fale ndihmeses se shqiptareve kudo qe ndodhen ane e kend botes, te cilet nuk ngurojne per te ngritur receptorin dhe te telefonojne prane ketij emocioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›