GND: Inkurajojme perpjekjet per njohje te reja
Grupi Nderkombetar Drejtues ka ripohuar perkushtimin ndaj respektimit te plote te sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Kosoves. Midis te tjerash, ky grup vlereson se bashkepunimi i ngushte ndermjet Republikes se Kosoves dhe aktoreve nderkombetare, do te avancoje implementimin e Propozimit Gjitheperfshires per Statusin permes te cilin sigurohet krijimi i nje Kosove shumetnike, te bazuar ne vlerat demokratike dhe duke respektuar standardet nderkombetare. Kosova ka arritur shume progres ne konsolidimin e shtetesise se saj dhe GND ka inkurajuar perpjekjet shtese per te siguruar njohje te metejme, si edhe gatishmerine e Kosoves per te vazhduar dialogun me te gjithe fqinjet e saj dhe per t'i kontribuar stabilitetit ne rajon. Ajo ka mbeshtetur perpjekjet e Perfaqesuesit Civil Nderkombetar, Piter Feith dhe te Zyres Civile Nderkombetare per te perkrahur dhe mbikeqyrur implementimin e Propozimit Gjitheperfshires per Statusin nga autoritetet e Kosoves dhe per t'i ndihmuar ato ne ndertimin e nje shoqerie demokratike dhe shumetnike. GND tha se e mirepret vendosjen e planifikuar te misionit te EULEX-it ne mbare territorin e Kosoves.