Faza e trete, te gjithe drejt Tiranes
Edhe faza e trete e pranimit te studenteve ne universitete nuk ka mundur t'i mbushe vakuumet e degeve. Keshtu, nga rreth 4 mije kuota qe kane qene te paplotesuara, mbeten 3317 vende bosh. Drejtori i APRIAL-it, Frederik Shalesi deklaroi se shkak per kete fenomen eshte bere tendenca e te gjithe maturanteve per te ardhur drejt universiteteve qe ndodhen ne Tirane, duke shperfillur keshtu deget ne rrethe. Shalesi e ka konfirmuar shifren, duke shprehur edhe habine per kete qe ndodhi. Ai u shpreh se vetem per profilet qe u hapen ne Lushnje u ofruan 610 vende, ndersa ka pasur gjithsej vetem 30 kerkesa per te vazhduar studimet ne deget e miratuara nga qeveria pas plotesimit te formularit A2 ne Qershor. Gjendur perballe kesaj situate, drejtori i APRIAL-it, Frederik Shalesi paralajmeroi pak kohe me pare se ne deget ku kerkesa eshte me e vogel se oferta, atehere deget do te jene te lira. Vetem ne kete menyre ekziston sadopak mundesia qe ato te plotesohen. Megjithate, pritshmeria nuk eshte e kenaqshme. Ne fakt, nje pjese e mire e tyre kandiduan per here te pare ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte, ndersa pjesa tjeter, rreth 608 studente, ishte shpallur fitues ne nje dege e cila nuk u ka pelqyer dhe ne kete menyre kane kerkuar qe te permiresonin preferencen. Per regjistrimin, ne rast se kandidatet fitues nuk kane deftese pjekurie origjinale te paraqesin dublikaten e defteses se pjekurise se leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore perkatese. Keta kandidate do te evidentohen edhe ne lista te vecanta nga sekretarite e fakulteteve, te cilat dergohen ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Vetem pas verifikimit te bere nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, do te behet regjistrimi perfundimtar i tyre ne sekretarite perkatese. Me pas, fituesit do te nisin vitin akademik paksa me vonese ne krahasim me te tjeret por me orare me te ngjeshura studimesh, ne menyre qe te arrijne paralel me studentet qe e filluan vitin akademik ne mes te muajit tetor.