Gjendet i vrare nje burre, dyshohen 2 pista
MIRDITË - Nje burre ne moshe te thyer ka gjetur vdekjen dje ne mbremje vone, pasi u qellua me nje arme gjahu dhe familja deklarohet per nje vdekje nga pakujdesia, por policia dyshon ne pisten e vrasjes. Policia e Mirdites deklaroi se dyshimet e para jane per nje vetevrasje nga pakujdesia. Ngjarja ndodhi mbreme ne oren 21.30 ne fshatin Trojez i Perlatit ne komunen Kthelle te Mirdites. Policia tha se 62 vjecari Zef Doda humbi jeten ne rrethana ende te pasqaruara, ndersa nga ana e te afermve eshte deklaruar se ai u vetevra ne pakujdesi e siper per shkak te shkrepjes se pavullnetshme te ciftes, te cilen thane se po e pastronte.
Sipas thenieve te te afermve, 62 vjecari, baba i 5 femijeve, ka qene duke pastruar ciften, e cila i eshte shkrepur pa dashje dhe kjo ka sjelle plagosjen e rende te tij. Ata e kane marre me te shpejte dhe e kane derguar ne urgjencen e spitalit Rreshen, por plaget kane qene te renda dhe hemorragjia e vazhdueshme i ka shkaktuar vdekjen pa mundur ta dergojne deri te spitali ndaj ka gjetur vdekjen gjate rruges. Nderkohe nga ana e policise eshte ngritur grupi hetimor, i cili po keqyr vendin e ngjarjes, ne shtepine ku ai banonte dhe ku ka gjetur dhe vdekjen. Policia tha se nuk do te jape nje version perfundimtar te kesaj vdekjeje me arme zjarri, pasi ajo po heton dhe ne pista te tjera te dyshuara, vec asaj te vetevrasjes, se deklaruar nga familjaret.