E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet raporti i OKB, EULEX gati

Diplomatet ne Nju Jork thone se Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Mun, pritet qe javen e ardhshme te publikoje nje raport, duke shtuar se tani ka marreveshje te mjaftueshme qe misioni EULEX te marre shumicen e autorizimeve te cilat aktualisht mbahen nga UNMIK-u. "Shpresoj qe raporti i Sekretarit te Pergjithshem te publikohet, sa me shpejt aq me mire, dhe shpresoj qe kjo te ndodh ne fillim te javes se ardhshme", ka thene shefi per politike te Jashtme i Bashkimit Evropian, Havier Solana pas takimit me Ban Ki-Munin ne zyrat e Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. Ai, ka deklaruar se nese ndodh keshtu atehere, EULEX-i do te mund te vendoset ne Kosove ne fillim te Dhjetorit. Nderkohe misioni i Bashkimit Evropian vazhdon me dislokimin ne Kosove dhe do te jete i gatshem nga fillimi i dhjetorit. Njoftimi eshte bere nga zyrtare te misionit te BE-se ne Prishtine. "Dislokimi po shkon mire. EULEX do te jete i gatshem nga fillimi i Dhjetorit. Ne jemi te gatshem qe prej atij momenti, te zbatojme mandatin tone", ka thene zedhenesi i misionit, Viktor Reuter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›