E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia shpreson te fitoje stuatusin e kandidatit per anetaresim ne BE

Tema kryesore e bisedimeve ne takimet e zevendeskryeministrit serb Ivica Daciq ne Bruksel ishte kandidatura e Serbise per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Por Daciq u takua edhe me ndermjetesin ne bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit Robert Cooper. Ai tha se te gjithe bashkebiseduesit e tij kane vleresuar perparimet e bera ne dialog per zgjidhjen e ceshtjeve teknike mes Prishtines dhe Beogradit.

Pavaresisht marreveshjeve Serbia nuk e njeh pavaresine e Kosoves

Bashkebiseduesit mendojne se ne qofte se ne ditet e ardhshme nuk shfaqet ndonje problem serioz nga Brukseli ne fillim te muajit te ardhshem mund te priten lajme pozitive per Serbine tha ai

Nje pjese e madhe e takimit me Cooperin i eshte kushtuar zbatimit te marreveshjeve te arritura mes delegacioneve te Prishtines dhe Beogradit. Daciq tha se zbatimi i marreveshejve te arritura duhet te kete per baze ruajtjen e neutralitetit ndaj statusit te Kosoves.

Asnje marreveshje nuk duhet te kete domethenjen se Serbia ne kete menyre ka njohur pavaresine e Kosoves pohon ai duke shtuar Beogradi duhet ta thote shume hapur se cilat gjera mund te behen e cilat jo. Vetem ne kete menyre mund te ndertojme raporte te sinqerta partneriteti.

Bildunterschrift Prsidenti serb Boris Tadic dhe ministri i Brendshem Ivica Daciq

Serbia e percaktuar per vazhdimin e rruges europiane

Ministri i brendshem serb tha se e kane gabim te gjithe ata ne Bashkimin Evropian te cilet mendojne se kjo eshte kohe ideale per te ushtruar presion ndaj Beogradit pasi qe Serbia eshte ne prag te fillimit te procesit te integrimit ne BE. Serbia eshte percaktuar per vazhdimin e rruges evropiane. Natyrisht qe ne kete rruge nuk jemi duke shkuar per hire te askujt sepse kjo eshte ne interesin tone. Por ne duhet te gjejme edhe rruge per mbrojtjen e interesave tona nacionale theksoi kreu i socialisteve Ivica Daciq.

Diteve te ardhshme ne Bruksel pritet edhe presidenti i Serbise Boris Tadiq i cili po ashtu do te kerkoje mbeshtetje per vendin e tij ne rrugen drejt afrimit me Bashkimin Evropian. Me 30 nentor do te mbahet edhe raundi tjeter i bisedimeve mes delegacioneve te Prishtines dhe Beogradit.

Autor Marina Maksimovic Bahri Cani

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›