E Diel, 1 Nëntor 2026

Njerezit e Clintonit ne ekip te Obames

"Njerezit e Clintonit ne ekipin e Obames, pavaresisht zhvillimeve, Ballkanin do ta veshtrojne nga prizmi i viteve '90", thote Thomas Donnelly, analist nga Instituti Enterprise ne Uashington ne nje interviste dhene dje, per Radion Evropa e Lire.

Cdo te thote per Ballkanin fitorja e Barack Obames ne zgjedhjet presidenciale ne Shtetet e Bashkuara?

Kur behet fjale per Ballkanin, nuk duhet pritur ndryshim te madh ne politiken amerikane, sepse ne ekipin e Obames do te gjenden edhe veteranet nga administrata e Clintonit dhe kjo do te thote vazhdimesi e kesaj politike ndaj ish-Jugosllavise. Duke pasur parasysh zhvillimet traumatike ne nje te kaluar jo te larget, Shtetet e Bashkuara gjithsesi do te insistojne ne ruajtjen e status quo-s, duke perfshire edhe pavaresine e Kosoves. Me kohe do te mund te hetohet interesim i riperterire i Shteteve te Bashkuara per bazat ushtarake ne vendet sic jane Rumania dhe Bullgaria. Kjo ka qene nje ceshtje aktuale nga fundi i viteve te 90-ta, ndersa ishte lene anash gjate kohes se luftes ne Afganistan dhe Irak. Duhet thene se serish eshte aktualizuar dilema se si duhet riorganizuar NATO-n dhe forcat amerikane ne Evrope pas intervenimit te Rusise ne Gjeorgji.

Parashikoni qe ne ekipin e Obames te gjenden veteranet nga koha e Clintonit. Angazhimi i administrates se Clintonit ne Ballkan ka qene triumf i kesaj politike. A do te thote kjo se Obama do t'i kushtoje rendesi me te madhe Ballkanit?

Politika e Bushit ndaj Ballkanit ne fakt ka qene vazhdimesi e Clintonit. Qellimet afatgjata strategjike te Shteteve te Bashkuara mbeten te njejta dhe nuk ndryshojne brenda nates. Gjate viteve te 90-ta ne bote ka dominuar paqja dhe stabiliteti relativ dhe rrjedhimisht Shtetet e Bashkuara kane pasur mundesi te fokusohen ne Ballkan. Por, pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit dhe forcimit te Kines, eshte e veshtire te pritet qe Ballkani te gjendet lart ne listen e prioriteteve te Shtepise se Bardhe. Por, megjithate, tash pas intervenimit te Rusise ne Gjeorgji, ku eshte rrezikuar siguria evropiane per here te pare pas Luftes se Ftohte, mund te pritet qe Shtetet e Bashkuara t'i kushtojne vemendje me te madhe zhvillimeve ne kontinentin e vjeter dhe rrjedhimisht edhe ne hapesiren e ish-Jugosllavise.

Megjithate, Ballkani ende ballafaqohet me veshtiresi. Veriu i Kosoves ende eshte problem, ndersa disa druajne se pa nje nderhyrje te fuqishme te SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, Bosnja mund te shperbehet, qe do te kishte pasoja te renda per gjithe rajonin...

Ne kete rast do te ktheheshim ne fillimin e viteve te 90-ta kur u shperbe ish - Jugosllavia me luften brutale para se gjithash ne Bosnje.

A ndani mendimin e Holbrukut dhe Eshdaunit se Bosnja eshte buze shperberjes nese bashkesia nderkombetare nuk reagon me vendosmeri dhe urgjence?

Nuk e di nese kemi te bejme me nje vleresim te sforcuar apo me nje gjendje reale. Nuk ka asnje dyshim se Bosnja eshte ne bllokade. Eshte bere shume pak drejt pajtimit politik. Nuk do ta cilesoja shtet te deshtuar, por keqesimi i metejme i situates ne Bosnje mund te reflektoje negativisht ne gjithe rajonin. Nuk jam i sigurt nese kercenohet nje dhune e pergjithshme si ne vitet e 90-ta, por gjithsesi rreziku ekziston.

Si do te reagonin Shtetet e Bashkuara nese zhvillime te tilla do te kete?

Njerezit e Clintonit ne ekipin e Obames, pavaresisht nga zhvillimet, Ballkanin do ta veshtrojne nga prizmi i viteve te 90-ta. Afria e SHBA-ve me Serbine ne mase te madhe eshte vene ne pyetje per shkak te politikes se Milloshevicit. Kjo mund te shihet edhe nga shembulli i Kosoves, me c'rast Uashingtoni mbetet dyshues kur behet fjale per politiken e Beogradit ndaj Prishtines. Duke pasur pervojen e administrates se Clintonit dhe personalitetet e kesaj politike ne ekipin e Obames, mendoj se ne politiken e Uashingtonit ndaj Ballkanit do te mbetet dyshimi nese Serbia ka miratuar standardet nderkombetare apo po vazhdon me sjelljet provokuese. Ekziston edhe dyshimi se Rusia do te vazhdoje me rolin destruktiv ne raport me Serbine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›