Obama zgjon nje shprese te arsyeshme
Nga Bernard-Henri Lévy
Eshte e qarte se Barak Obama nuk eshte nje engjell as nje njeri i derguar nga Perendia. Ai as nje eshte nje evropian nderi qe lundron permes fantazive te majtisteve franceze - ne duhet ta qartesojme kete nese duam qe te shmangim disa thirrje te papelqyeshme zgjimi mengjesin e ardhshem. Mbetet fakt qe zgjedhja e z.Obama do te na preke te gjitheve ne ne tre drejtime konkrete, duke e bere fitoren e tij dikur te pamundur, momente te pakrahasueshme qe shenuan nje ndarje te pergjithshme me historine e kaluar. Kjo eshte padyshim nje ngjarje ikone.
Se pari, nje presidence Obama do te jete pike vendimtare kthese ne trajtimin e "ceshtjes raciale" ne SHBA. Sigurisht ne nuk mendojme se racizmin aktualisht do te zhduket nga imagjinata jone kolektive dhe kombetare. Ndokush mund te kete nevoje te levize neper gjithe vendin per te vezhguar se ngritja e kandidatit zezak ne pushtet ka patur, si nje konkluzion, rritjen proporcionale te krahut radikal te se djathtes i cili eshte nostalgjik per supermacine e te bardheve dhe per kohet e vjetra te mira te ndarjes raciale.
Por ne duhet te degjojme se cfare do te thote z.Obama mbi kete ndarje dhe menyren dramatike qe kjo, ne keta tre shekuj, ka strukturuar shoqerine amerikane. Ne duhet te degjojme ate kur, ne secilin prej fjalimeve te tij, citonte shprehjen e famshme te Virgjilit "E pluribus unum", prej se ciles ishte nxjerre motoja e vendit, dhe cfare do te thote kjo "Nga shume, njeri" - ose, shume me specifikisht", "vendi yne eshte krijuar nga shume pjese". Dhe ne duhet ta konsiderojme tabu qe po thyhet tani kur ai u flet drejtperdrejte njerezve te zinj, duke i ftuar ata qe t'i japin fund ankimeve se racizmi eshte zanafilla e te gjithe problemeve te tyre. Ky eshte gjithashtu nje ide e re. Ky ishte mesazhi i Martin Luter Kingut ne 1967 dhe 1968, por ai eshte gjithashtu nje menyre e re mendimi ne nje kohe kur ne te cilin ne shume diskutime te koheve te fundit e kane bere me racen e dikujt element kurorezues te identitetit te tij ose te saj.
Se dyti, nje presidence Obama do t'i jape shprese nje Amerike e cila, gjate tete viteve te presidences se Xhorxh W. Bush, filloi te dyshonte ne vetvete dhe ne "misionin" e saj te famshem. Kohet e fundit duket se kemi harruar sesa esenciale ishte ky mision per pjesen tjeter te botes. Perseri vec kesaj, z.Obama nuk do te krijoje mrekulli dhe askush nuk pret prej tij te fshije brenda disa diteve demin e ketyre viteve te zhvendosjeve te medha. Por askush nuk dyshon se ai eshte njeriu i cili mund te lekund lavjerresin politik serish prapa drejt nje ruzveltizimi i cili do te jene shume me i kujdesshem per te braktisurit dhe te lenet ne harrese.
Dhe ne nuk mundem te dyshojme ne sinqeritetin e tij kur ai perserit pa u lodhur se ai nuk do te jete presidenti i nje Amerike (blu, progresiste) mbi tjetren (te kuqe, konservatore), por qe ne vend te kesaj ai do te perpiqet ti jape kuptim bukurise se cuditshme te ketij vendi pa nje emer, por jo pa nje prirje, ketyre Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Bileta Mekkein-Palin e shikonte "endrren amerikane" si nje epoke te arte te cilen ne duhet ta rigjejme ne nje menyre ose ne nje tjeter. Z.Obama e shikon kete si fillimin e nje epoke te re ku ne duhet ta krijojme nje projekt i cili nuk eshte, sipas fjaleve te Filip Roth, nje "Amerike pastorale" por eshte shume me sociale dhe politike, me nje kufi qe vazhdon te jete ne levizje dhe qe duhet te ripercaktohet - dhe qe eshte me besnik ndaj shpirtit nismetar qe ishte madheshtia e vendit te tij.
Se treti, sa i perket raporteve me pjesen tjeter te planetit, skeptiket mund te perserisin pa pushim se nje presidence Obama nuk do te ndryshoje statusin e Amerikes si nje mbifuqi dhe mosaprovimin qe shkakton kjo fuqi. Ne duhet te perpiqemi te imagjinojme presidencen e tij permes syve te dikujt nga Kongo i cili ka qene i bindur se nuk ka nje por dy raca njerezore te ndryshme; me syte e nje sudanezi i cili, kur SHBA i kerkuan qeverise se tij te ndalonte masakren ne Darfur, shikoi ne kete kerkese shprehjen e racizmit neo-kolonial te te bardheve zemerngushte. Ne duhet te imagjinojme Obamen duke mbajtur nje fjalim ne Kabul. Ose duke dhene nje fjalim per kombin irakian, i cili ka qene i bindur, me ose pa te drejte, se Shtepia e Bardhe ka qene ne duart e nje klike nga Teksasi e cila ka ardhur vetem per te vjedhur naften e tyre. Ne duhet te perpiqemi te rishikojme ate sic do te shihet ai nga vendet me popuj te ndryshem te Brazilit, Bolivise dhe Venezueles.
Anti-amerikanizmi nuk do te shuhet papritur dhe ne menyre magjike. Por ai do te kete nje kohe me te veshtire per te mbijetuar dhe do te jete i detyruar te rishikoje menyren sesi do te shese vetveten. Do te kete nje tjeter vale goditese planetare? Nje tjeter Marreveshje e Re gjeopolitike? Nje gje eshte e sigurt, presidenti i ri do te ndiej nje peshe mega-historike mbi supet e veta: asnjehere me pare nje zgjedhje amerikane nuk ka ngjallur kaq shume shprese te arsyeshme ne pjesen tjeter te botes.
"The Financial Times"