E Diel, 1 Nëntor 2026

Imuniteti perballe korrupsionit

Ne nje leter drejtuar, Ylli Bufit dhe Ilir Rusmalit, ne cilesine e te ngarkuarve me pune prej Keshillit te Legjislacionit nga Kuvendi i Shqiperise, perfaqesuesi me i larte i misionit EURALIUS ne Shqiperi, Roland Miklau dhe keshilltares ligjore te misionit Opdat Melisa Shraibman, duken te qarte ne kerkesen e parashtruar Kuvendit te Shqiperise per te kufizuar imunitetin me ligj. Kjo si nje mase per luftuar sikurse dhe shprehen, me seriozitet korrupsionin, per te garantuar ecjen perpara te Shqiperise. Roland Miklau, Shefi i EURALIUS shprehet i kenaqur nga mundesia qe i dha Keshilli i Legjislacionit te marre pjese ne nje seance degjimore mbi kete ceshtje te mbajtur ne date 23 dhjetor 2008. Nje diskutim qe, nuk duket prekur vetem ceshtjen e kufizimit te imunitetit te deputeteve. Nje seance ku kane marre pjese perfaqesues te komunitetit akademik, organizata nderkombetare etj. Ne nje pershkim te hollesishem qe Shefi i misionit EURALIUS i ben kesaj seance degjimore shkruan nder te tjera se ne fund te mbledhjes, perfaqesuesi i mazhorances per kete iniciative, Ilir Rusmali kerkoi nga te gjithe te pranishmit nje permbledhje me shkrim dhe sugjerime mbi ate se cfare u diskutua. Ne leter thuhet nder te tjera se ndonese Opdat, projekti i Departamentit te Drejtesise te SHBA nuk mundi te sjelle , perfaqesues gjate seances degjimore, ky mision gjate gjithe kohes ka shprehur shqetesimin mbi efektet negative te imunitetit ne hetime dhe prokurori. Dy projektet tona kane punuar se bashku per te zhvilluar nje qendrim te perbashket mbi kete ceshtje. Ne kete menyre EURALIUS dhe Opdat, permbledhin sugjerimet e tyre ne kater pika thelbesore. Imuniteti duhet te kufizohet dhe sqarohet, dhe ceshtja duhet te trajtohet me mirekuptim. Nje apo disa ligje apo amendamente ne kete fushe nuk do te ishin te mjaftueshme. Nevojiten ndryshime kushtetuese. Ndryshime kushtetuese, per te cilat kerkohet te behen ne menyre te matur dhe me konsultimet e nevojshme. Nuk mund te mohohet qe ky eshte nje moment delikat ne historine moderne te Shqiperise me tension dhe pak besim mes institucioneve. Shume thone se kjo nuk eshte koha e duhur per te prekur ceshtjen e imuniteti sidomos per anetaret e sistemit te drejtesise, por ne mendojme se nje proces i miremenduar dhe i mirezhvilluar i konsultimeve mund te permiresoje situaten. Masa te mirendertuara dhe ne mirebesim, formale apo informale mund te zhvillojne dhe te konsiderohen si pjese e procesit. Ne nje imunitet te kufizuar, eshte shume e rendesishme per te gjitha teknikat e investigimit perfshire ato te survejimit dhe kerkimit, te mundesohet pa pasur nevojen e nje autorizimi per kete qellim. Duke bere dallim mes ketyre teknikave nuk do te mund te zgjidhej problemi. Per te gjitha arsyet dy misionet e rendesishme nderkombetare sugjerojne njezeri shtrirjen pertej kufijve te kufizimit te imuniteti dhe kjo si mase per te luftuar korrupsionin. Sugjerimet qe i parashtrojne politikes vendimmarrese dy misionet nderkombetare duken te qarta ne rendesine i japin luftes antikorrupsion. Barriera e imunitetit duhet te shtrihet pertej politikes edhe ne sistemin e drejtesise, ku nuk kane munguar asnjehere raportet e hidhura nderkombetare per favorizim te elementeve te korruptuar dhe mungesen e ndeshkimit te tyre. Shembja e murit te imunitetit duket se do te prodhoje shtigje te reja per drejtesine dhe per me pak raporte te zeza per vendin. Per ata qe e kundershtuan apo kundershtojne iniciativen per imunitet te kufizuar edhe ne gjyqesor tashme mund te kete sugjerime me shume per t'u mbeshtetur, duke arsyetuar se nje imunitet i kufizuar s'eshte qellim politik po ndeshkim ne bllok i korrupsionit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›