E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa pushtet do te kete Obama

Nga Charles Recknagel

"Sonte, per shkak te asaj qe beme ne kete dite, ne keto zgjedhje, ne kete moment vendimtar, ne Amerike ka ardhur ndryshimi". Keshtu tha Barack Obama, duke shpallur fitoren ne zgjedhjet e se martes, para nje turme prej 100 mije njerezish ne Cikago. Kjo fitore i ve kapakun luftes mes dy partive politike amerikane per Shtepine e Bardhe. Por, nuk eshte luftuar vetem per Shtepine e Bardhe ne keto zgjedhje. Te marten, amerikanet po ashtu votuan kandidatet per uleset ne Kongres. Ata votuan edhe per 35 ulese ne Senat.

Zgjedhjet, shtet me shtet, percaktojne se cila parti kontrollon legjislativin. Ky pasion shpesh derdhet ne luften e profilit te larte mes dy kandidateve presidenciale. Ne disa raste, senatori republikan, John McCain, u ka kerkuar votuesve qe ta zgjedhin ate si president, duke thene se zgjedhja e Obames mund te krijoje nje pushtet te pakontrolluar demokrat ne Uashington. Por, ne fund, Partia Demokratike e Obames fitoi edhe presidencen, edhe shumicen ne legjislativ.

Ne Kongres, sipas rezultateve te deritashme, demokratet kane fituar 20 ulese shtese. Ata do ta kene shumicen prej te pakten 256 uleseve ne dhomen 435 anetareshe. Ne Senat, demokratet fituan 6 vende shtese. Kjo u jep atyre shumicen prej 56 uleseve ne dhomen 100 anetareshe.

Pas zgjedhjeve, McCain u kerkoi perkrahesve te tij qe ta lene pas rivalitetin e hidhet. "U bej thirrje gjithe amerikaneve qe me mbeshteten, te me bashkohen jo vetem ne urimin ndaj tij, por edhe t'i ofrojme presidentit tone te ardhshem vullnetin tone te mire per t'i gjetur kompromiset e nevojshme dhe per te kapercyer dallimet, ne menyre qe ta rivendosim prosperitetin, ta mbrojme sigurine tone ne kete bote te rrezikshme, qe t'u leme femijeve dhe niperve tane nje vend me te mire dhe me te forte, sesa e trasheguam", tha McCain. Por, disa nga shqetesimet e fushates mbesin ende, vecanerisht rreth asaj nese partia fituese zoteron pushtet te pakontrolluar. Ne shume shtete, kjo eshte norme. Disa shembuj qe vijne ne mend perfshijne Rusine, por edhe fqinjet e saj, dikur vende te ish-Bashkimit Sovjetik. Por, ne demokracite perendimore, lideret nuk fitojne kontroll te pakufizuar ne shtetet e tyre, madje edhe kur partite e tyre dominojne legjislativin.

Ne SHBA, mbrojtja nga ky pushtet sigurohet nga ndarja ne tri dege te qeverise: dega ekzekutive, ajo legjislative dhe gjyqesore. Arsyeja per kete ndarje eshte evitimi i pushtetit me grusht te hekurt. Keshtu, edhe kur partia ne pushtet ka presidencen dhe me shume se shumicen e thjeshte ne dy dhomat e legjislativit, pushteti i saj kontrollohet nga gjyqesori. Kontrollimi nga gjyqesori perfshin pushtetin per te shpallur ndonje ligj, ose akt ekzekutiv qe eshte ne kundershtim me Kushtetuten. Per me teper, amendamentimi i Kushtetutes ne SHBA perfshin nje proces te lodhshem, qe perfshin legjislativin e te gjitha shteteve - duke bere keshtu jashtezakonisht te veshtire instalimin e ndonje lloj diktature.

E tere kjo ofron nje rrjet te sigurt kunder abuzimit te pushtetit presidencial dhe legjislativ. Por, zakonisht, jane te rralla rastet kur partia ne pushtet kontrollohet ne kete menyre.

Ne te shumten e rasteve, partia ne pushtet konsideron se eshte ne interes te saj qe te punoje me partneret opozitare te Kongresit, per te arritur perkrahjen dypartiake ne shume iniciativa.

Nje nga arsyet per kete eshte kjo - derisa disa ligje kalojne ne Kongres me shumicen e thjeshte, ato te rendesishmet kerkojne dy te tretat e votave. Per te marre perkrahjen e duhur per keto, partia ne pushtet duhet te kete nje lloj raporti bashkepunues me opoziten.

Ne sistemet parlamentare te Evropes Perendimore, mungesa e bashkepunimit politik mund te coje ne bllokim te Parlamentit, gje qe con ne zgjedhje te parakohshme. Kjo ofron nje kontrollim tjeter te partive dominuese.

Megjithate, jo gjithnje duhet keso kontrolle. Ne mandatin e pare te presidentit ne largim, George Bush, demokratet turfullonin, meqe republikanet mbanin shumicen ne Kongres. Disa nga ndasite ishin mbi luften ne Irak, procedurat ne Guantanamo - te cilat iu nenshtruan nje rishikimi gjyqesor - dhe politikat financiare. Por, minoriteti demokrat kishte mjaft ndikim per te luftuar me shumicen republikane ne shume projektligje. Dhe, ne zgjedhjet e 2006-es ata fituan kontrollin ne te dy dhomat e Kongresit. Tash, eshte radha e republikaneve te kalojne ne opozite. Pritet qe edhe ata te mbrojne pozicionet e partise se tyre, sikur qe bene demokratet. Dhe, ata po ashtu do ta bejne kete, duke e ditur se e tere Dhoma e Perfaqesuesve rizgjidhet cdo dy vjet - bilanci i pushtetit mund te levize serish ne te ardhmen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›