Gjika: Berisha, nuk jam fanatik
Kryetari i bashkise se Vlores Shpetim Gjika, ka dale dje ne nje konference per shtyp, ku ka dhene nje kunderpergjigje akuzave te kryeministrit Berisha gjate vizites se tij, diten e djeshme ne fshatrat e rrethit te Vlores. Gjika e cilesoi Berishen si "nje kryeminister te coroditur", per shkak te deklaratave te dy diteve me pare, madje ai shkoi edhe me tej duke e cilesuar "burracak". "Shpetim Gjika nuk eshte fanatik, sepse po te ishte i tille nuk do te ishte i pari kryetar bashkie, qe qysh ne fillim te mandatit tuaj, institucionalisht ju ka pritur, pikerisht ne inaugurimin e punimeve te rruges "Transballkanike", aty ku ju premtuat, ose me mire genjyet, qe do te perfundonte ne 15 Nentor te vitit 2007", i drejtohet kryebashkiaku kryeministrit. Ai ka nenvizuar se i ka dhene jashte cdo paragjykimi politik, mbeshtetjen e plote qe kjo rruge jetike per Vloren te mbaronte ne afat. Njeheresh ia ka nenvizuar se i ka kerkuar financimin e vleres se plote te ketij projekti prej 10,2 miliarde leke, por jane celur vetem 7 miliarde leke te cilat efektivisht, mundesojne vetem shtrimin e trasese se rruges. "Ju kemi vene ne dispozicion ne afatin e duhur praktiken dhe dosjen e shpronesimeve, si te vetmin detyrim ligjor te bashkise se Vlores ndaj ketij projekti", tha Gjika. Por ai nuk ka munguar te akuzoje qeverine per korrupsion. Nderkohe ai i ka kujtuar tragjedine e '97-tes, teksa i ka kerkuar qe duhej te heshtte dhe te ulte koken, pikerisht ne varrezat e Vlores, duke kerkuar falje. "Ju jeni nje kryeminister i coroditur, jo vetem politikisht, por edhe gjeografikisht, sepse ne te kundert ju duhet ta dinit qe kjo rruge eshte jashte juridiksionit administrativ te bashkise Vlore dhe i perket pikerisht asaj komune te qeverisur nga PD-ja dhe ku ju prete shiritin mashtrues te radhes", deklaroi Gjika.
"Vlora ka pergatitur qylafin e humbjes se PD"
Akuza te forta te Gjikes, teksa ka paralajmeruar se socialistet do te fitojne ne Vlore. "Une do t'ju quaja burracak, sepse nuk patet kurajen dje, te kerkonit falje para qytetareve vlonjate, jo vetem per premtimet e pa mbajtura, por ne menyre te vecante per tragjedite qe i ke shkaktuar, jo vetem qytetit tim, por te gjithe Shqiperise", tha Gjika. Ai u shpreh se dje kryeministri u kthye ne nje personazh komik folklorik, duke menduar se me ate qylaf, keni marre bekimin e Laberise dhe te Vlores. "Gaboheni zoti kryeminister! Ju siguroj se Laberia dhe Vlora, ashtu sikurse gjithe Shqiperia, ju kane pergatitur tjeter qylaf, ate te zgjedhjeve elektorale te vitit 2009, ku me vote popullore do t'ju largojne perfundimisht nga qeverisja dhe politika, duke i hapur rruge shpreses dhe politikes se re te drejtuar nga PS dhe kryetari i saj, zoti Edi Rama", tha Gjika.
O.Hila