E Diel, 1 Nëntor 2026

“Njerëzit të lihen të qetë, të respektohet kuadri ligjor”

21-05-2011 / Gazeta 55

Trojka e ndërkombëtarëve takohet me kryetarin e PS-së, i përcjell ultimatumin e Perëndimit


“Qytetarët shqiptarë duhet të ruajnë qetësinë dhe të presin rezultatin që do të jepet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”. Me këtë mesazh e kanë konkluduar takimin prej dy orësh me kryesocialistin Rama, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu, kreu i misionit të OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ai i Bashkimit Europian Ettore Sequi. Gjatë një prononcimi për mediat, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu tha se duhet të priste me durim rezultatin për kryeqytetin ndërsa paralajmëroi se mbeten edhe dy ditë për të mbërritur në këtë rezultat. “Nuk dua të shtoj asgjë më shumë se ajo që ka deklaruar departamenti i shtetit Gordon. Folën për rëndësinë e punës brenda kuadrit ligjor. Njerëzit duhet të lihen të qetë dhe duhet të ecin paralelisht si kuadri ligjor ashtu edhe qetësia e njerëzve”, u shpreh Arvizu. Vizita e tre ambasadorëve më të rëndësishëm të akredituar në vendin tonë, erdhi pas protestave të opozitës në disa qytete si dhe ushtrimit të retorikës konfliktuale të kryesocialistit Rama, në disa dalje të tij për mediat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›