E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dhuna dhe retorika e kërcënimit nuk gjejnë miratim në një vend demokratik si Shqipëria”

21-05-2011 / Gazeta 55

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Filip Gordon


Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje udhëheqësve dhe të gjithë anëtarëve të partive politike në Shqipëri të respektojnë procesin zgjedhor dhe të ruajnë qetësinë. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Filip Gordon theksoi se SHBA-ja e ka ndjekur nga afër situatën në Shqipëri që nga zgjedhjet e 8 majit e në vijim. Ai ka nënvizuar gjithashtu se dhuna dhe retorika që kërcënon për dhunë ose nënkupton akte dhune nuk është me vend dhe përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë. Në fjalën e tij, Ndihmës Sekretari Gordon theksoi rëndësinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë funksionin e tij, në mënyrë konsistente dhe transparente, në përputhje të plotë me ligjin, për të krijuar besim tek populli dhe për të garantuar integritetin e mandatit të këtij institucioni. “Politikanët shqiptarë duhet të përqendrohen në shkëmbime konstruktive, në vepra që i shërbejnë një vendi me një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe jo tek retorika apo veprimet negative, që vetëm e denigrojnë këtë proces”, theksoi ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Gordon. Ai u shpreh gjithashtu se populli shqiptar meriton një demokraci të qëndrueshme dhe të begatë, bazuar në vlerat universale dhe shtetin ligjor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›